Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Ditën e martë, Gjykata e Apelit vendosi t’i japë vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, duke e njohur zyrtarisht këtë të fundit si kryetarin legjitim të forcës më të madhe opozitare.
Ky vendim i gjykatës la nga ana tjetër Lulzim Bashën pa vulë. Ky fakt e ka shqetësuar jo pak Bashën, duke e bërë që të japë deklarata kontradiktore brenda një dite.
Fillimisht ai tha se betejën nuk e ka për vulë, logo apo karrige, ndërsa theksoi se nuk e komenton vendimin e gjykatës.
“Nuk komentoj vendimet e gjykatave, ky është dhe një standard i imi, i yni si Parti Demokratike, për të cilin kemi deklaruar që do të përmbahemi edhe në rastin e vendimit të gjykatës së Apelit. Ajo që dua t’u them shumë mbështetësve, demokratëve, por dhe qytetarëve që janë mërzitur me këtë vendim, e vetëkuptueshme që janë të mërzitur se prisnin një vendim tjetër, është t’ju them të mos mërziten, të mos dëshpërohen. Në fund të fundit këtë betejë as nuk e kemi nisur dhe as nuk e vazhdojmë për logo, për vulë apo për karrige”, tha Basha.
Në mbrëmjen e së martës, Basha u shfaq me një tjetër deklaratë, këtë herë më pak të moderuar për institucionin ligjzbatues. Basha tha se po konsideronte rekursin e vendimit të Apelit pasi kishte parë parregullsi në proces, ndërsa në një mendje me të bëri edhe strukturat, që sipas tij e mbështesnin.
Basha shkoi edhe më larg me akuzat duke thënë se ka një bashkëpunim mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ndërsa pretendoi se i vetmi kundërshtar serioz i kryeministrit Edi Rama, ishte pikërisht ai, Lulzim Basha.
“Duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet. Kjo qeveri ka zvogëluar hapësirat për debat publik. PD dhe demokratët do të largojnë këtë qeveri, nëse vendimet i shërbejnë kësaj, do të ecim përpara. Nuk mund të mbajmë në këmbë pazare të vjetra. Ne luftojmë për interesat e njerëzve dhe jo personale. Nëse do të dish se si ndihem, unë ndihem demokrat dhe ne kemi përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që këtë betejë e bëjnë për idealet demokratike. Rama kundërshtar serioz të tij ka pasur vetëm Bashën… Po është hedhur ideja e rekursit, po konsiderohet nga juristët. Ka një konstatim juridik që vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj”, u shpreh ai.
Basha tha se ka triumfuar një koalicion antivlerash, që mban peng tranzicionin e tejzgjatur shqiptar. Teksa u përfshi në zhvillimet politike të ditës, Basha harroi një fakt thelbësor, se edhe ai tregoi mungesë vlerash, pasi nga mëngjesi në darkë në deklaratat e tij mungonte koherenca./ CNA
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me dy uri...
Këtë të mërkurë, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sean...
Lulzim Basha humbi të martën betejën për vulën e Parti...
Është bërë thuajse i neveritshëm ose qesharak Lulzim B...
Sot, Gjykata e Apelit në Tiranë pritej të jepte vendim...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi k...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha e konsideroi fitoren e sotm...
Demokratët kanë vazhduar festën poshtë ballkonit të banesë...
Lulzim Basha ka dalë me “bisht ndër shalë” nga mbledhj...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar një interpelancë urgj...
Ditën e sotme, Gjykata e Apelit mori vendimin për t’i ...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se turin e takimeve m...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj v...
Lulzim Basha do të vazhdojë t’u shërbejë përplasjeve polit...
Gjykata e Apelit ka marrë vendimin që vula e Partisë D...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka folu...
Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për çështjen e vulë...
Në mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor për çështj...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...