web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

31 Dhjetor 2022, 18:00, Lifestyle CNA

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

1. Francoise Bettencourt-Meyers (Francë): 53.2 miliardë dollarë
Francoise Bettencourt është trashëgimtare e pasurisë së gjigantit të kozmetikës L'Oreal. Francoise është gjithashtu një autore e arrirë e veprave dhe letërsisë së mitologjisë greke që fokusohen në marrëdhëniet hebraike-kristiane.
Nëna e saj  Lilliane Bettencourt ishte gruaja më e pasur në botë deri në ditën që ndërroi jetë dhe  Francoise vijon të mbajë kryesin në listën e grave më të pasura në botë.

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

2. AliceWalton (Shtetet e Bashkuara): 46.4 miliardë dollarë
Fëmija më i vogël dhe vajza e vetme e themeluesit të Walton, Sam Walton, mund të mos jetë aq e fokusuar në biznesin e familjes si vëllezërit e saj, Rob dhe Jim, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk fiton të ardhura  (ose miliarda) prej tij. Alice është një bashkë-menaxhere i Walton Enterprises, kompanisë së njohur për filantropi.

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

3. Jacqueline Mars (Shtetet e Bashkuara): 27 miliardë dollarë
Jacqueline Mars  është trashëgimtarja e kompanisë që prodhon ëmbëlsirën Mars. Aktualisht, ajo zotëron afërsisht një të tretën e kompanisë, së bashku me vëllain e saj.

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

4. Yang Huiyan (Kinë): 22.4 miliardë dollarë
Ngritja e Yang në krye të listës së më të pasurve filloi në vitin 2007 kur babai i saj, Yang Guoqiang, transferoi 70% të aksioneve në emrin e saj dhe e bëri atë jo vetëm një nga aksioneret kryesore të kompanisë, por edhe individin më të pasur të Kinës në moshën 25-vjeçare.

Megjithatë, pasuria e trashëgimtares kineze nuk sillet rreth biznesit të pasurive të paluajtshme të familjes. Yang është gjithashtu pronare i Bright Scholar Education Holdings, kompania përgjegjëse për funksionimin e shkollave më të mëdha ndërkombëtare K-12 në Kinë.

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

5. Laurene Powell Jobs (Shtetet e Bashkuara): 20.6 miliardë dollarë
Laurene kishte qenë gjithmonë nën hijen e bashkëshortit të saj të ndjerë, Steve Jobs, deri sa ai humbi betejën kundër kancerit në vitin 2011. Vdekja e tij e papritur në moshën 56 vjeçare i la Lauren një trashëgimi të madhe.

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

6. Susanne Klatten (Gjermani): 19.6 miliardë dollarë

56-vjeçarja, biznesmene me origjinë gjermane dhe nënë e tre fëmijëve aktualisht zotëron më shumë se 19% të prodhuesit më të madh në botë të automobilave luksoz, BMW,  markën Mini Cooper dhe Rolls-Royce. Susanne, megjithatë, është aksioneria e dytë më e pasur pasi vëllai i saj, Stefan Quandt, zotëron më shumë se 23% të kompanisë.

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

7. Abigail Johnson (Shtetet e Bashkuara): 16.9 miliardë dollarë
E lindur në Boston, Massachusetts, Abigail Johnson theu traditat pasi u bë gruaja më e fuqishme në fushën e financave pasi mori postin e kryetares së Fidelity Investments, një nga tre kompanitë kryesore të shërbimeve financiare në Shtetet e Bashkuara.

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

8. Charlene de Carvalho-Heineken (Holandë): 15.8 miliardë dollarë
Trashëgimtarja e vetme e Heineken mori 25% të aksioneve të kompanisë së dytë më të madhe të prodhimit të birrës në botë, Heineken International, pasi ish-CEO i saj dhe babai i saj, Freddy Heineken, ndërroi jetë në 2002.

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

9. Gina Rinehart (Australi): 15.5 miliardë dollarë
Biznesi i saj kryesor është korporata e minierave të mineralit të hekurit që u krijua fillimisht nga babai i saj, Lang Hancock. Gina nuk dëshiron të quhet trashëgimtare - ajo nuk është e tillë sepse nuk ka trashëguar pasurinë e babait të saj, por vetëm barrën e tij.

 

Top 10 gratë më të pasura në botë për vitin 2022

10. Iris Fontbona (Kili): 14.5 miliardë dollarë

Ajo konsiderohet mbretëresha e industrisë minerare e Kilit dhe familjes më të pasur të vendit, shumica e pasurisë së Iris Fontbona vjen nga Antofagasta, kompania e minierave të bakrit që ajo trashëgoi nga burri i saj i ndjerë, Andronico Luksic. Minierat, megjithatë, nuk janë industria e vetme mbi të cilën Iris ka kontroll, ajo është gjithashtu përgjegjëse për bizneset e tjera të mëdha nën Grupin Luksic, të cilat përfshijnë banka, fabrikë birre dhe një kompani transporti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga