web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas debati në protestë/ Acarohet Fifi: E organizova unë, jo Zhaklina

31 Gusht 2022, 20:44, Lifestyle CNA
Plas debati në protestë/ Acarohet Fifi: E organizova unë, jo
Fifi në protestë

Protesta e sotme në Tiranë për abuzimin e së miturës në Prishtinë, është shoqëruar me debate.

Gjatë fjalës së saj, një aktiviste ka falënderuar Zhaklina Lakatarin dhe Xheni Karain për organizimin e protestës, por kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja Fifi.

Ajo ka reaguar me tone të ashpra dhe ka deklaruar se organizatore e protestës së sotme ka qenë ajo dhe jo Zhaklina me Xhenin.

Debati:

Fifi: Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.

Aktivistja: S’po ndaj pronat.

Fifi: S’kam parë një njeri që të organizojë dhe bëjë diçka për përdhunimin e një 11-vjeçareje, përveç se në 'Instagram" apo Fb (Bërtet).

Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.

Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dalë motra ime, vëllau jem, mbesa ime./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga