Traileri i "Moana" përballet me reagime dhe kritika nga fansat
Disney ka publikuar trailerin e parë për versionin live-ac...

Nesër nis sezoni i tretë i spektaklit shumëpritur “Ferma VIP”, i drejtuar nga Arbana Osmani në ekranin e "Vizion Plus". Ky edicion vjen me një ambient të transformuar dhe teknologji të avancuar, duke ofruar një përvojë të re për publikun shqiptar.
Regjisori Eduart Grishaj deklaroi se shtëpia e banorëve është katër herë më e madhe, me kamerat që mbulojnë 24 orë çdo hap të tyre.
Ai shtoi se shumica e konkurrentëve janë të njohur për publikun, por shumë prej tyre hyjnë për herë të parë në një reality show.
Një nga ndryshimet kryesore është ambienti: shtëpia nuk ngjan më me një fshat tradicional shqiptar, por është konceptuar si një fshat modern me pishinë luksoze.
Përmbajtja e spektaklit përfshin sfida fizike, punë në fermë dhe aktivitete të ndryshme që do t’u përshtaten të gjithë banorëve.
Opinionistët e këtij sezoni do të jenë Ermal Mamaqi, Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani, ndërsa produksioni do të ofrojë transmetim 24 orë dhe dy spektakle në javë, për një total prej 100 ditësh.
Grishaj tha se koordinimi i 158 kamerave dhe realizimi i çdo detaji ka qenë sfida më e madhe, por premton një edicion plot surpriza dhe dinamika të reja për publikun.
“Besoj se ky është maksimumi që mund të bëhet. Nuk krahasohet vetëm me vendin tonë, por me të gjithë rajonin. Çdo gjë ka ndryshuar: nga studioja, ndriçimi e deri te kamerat.
Shtëpia është katër herë më e madhe dhe numri i kamerave që vëzhgojnë 24 orë është shumëfishuar.
Jam shumë i lumtur që producentja Holta Dulaku ma ka bërë punën si “autostradë” që nga fillimi, duke më lejuar të jap maksimumin.
Konkurrentët janë emra shumë të mirë që publiku i njeh, por nuk i ka parë kurrë në dimensionin e vëzhgimit 24 orë.
Shtëpia nuk ngjan më me një fshat tradicional shqiptar, por me një fshat modern në Teksas apo Los Anxhelos. Pellgu i rosave është zëvendësuar me një pishinë të madhe luksoze.
Filozofia e fermës do të jetë një miks: nga mbjellja e tokës dhe punët e stallës, deri te sfidat fizike. Ka konkurrentë shumë të fortë dhe të palestruar, por sfidat do t’u përshtaten të gjithëve.
Kamerat janë të fundit që përdoren edhe në finalet e Botërorit. Me to mund të xhirohet edhe Champions League. Kam dashur të fus një frymë kinematografike në program.
Ermal Mamaqi do të sjellë humorin, Einxhel Shkira analizën e showbiz-it dhe Armina Mevlani eksperiencën e saj.” Ndërsa rolin drejtues: “‘Kryeplaka do të jetë Arbana nga studioja.
Sezoni do të zgjasë 100 ditë, me transmetim 24 orë dhe dy spektakle në javë,” ndërsa në natën e parë “do të hyjnë rreth 24 fermerë”.
Sfida më e madhe për të si regjisor?
“Realizimi i çdo detaji në kohë rekord,” tha ai, duke zbuluar edhe prapaskenat: “Mbrëmë kemi qenë deri në orën 3 të mëngjesit në studio", tha Grishaj.
Ndërsa për natën e parë, pritshmëritë janë maksimale:
“Do të drejtoj 158 kamera nga kabina e pilotimit bashkë me skuadrën time. Do të kemi katër regji në koordinim,” tha Grishaj, duke shtuar me humor: “Shpresojmë që edhe koha të na favorizojë… urojmë që në orën 9:00 të ketë një pauzë sa të fusim banorët brenda.”/ CNA
Disney ka publikuar trailerin e parë për versionin live-ac...
Një hetim i gjerë për drogën në Stamboll ka vënë në qendër...
Skandali i Jeffrey Epstein ka mbërritur në Palermo dhe po ...
Monika Kryemadhi nuk ka harruar të urojë për ditëlindje is...
Brooklyn Beckham mund të jetë në prag të një marrëveshjeje...
Kjo javë shënoi herën e 15-të që Princesha e Uellsit ka ve...
Pas ndarjes nga Katy Perry në vitin 2025, aktori i njohur ...
Ferma Vip, edicioni 3, do të startojë me 27 Mars. Ky edic...
Heidi Baci ka folur ditën e sotme si rrallëherë për lidhje...
Një dalje e fundit e Justin Bieber në Universal Studios Ho...
Ka disa sekrete për të pasur një lëkurë thuajse perfekte, ...
Është publikuar data e premierës dhe ka nisur shitja e bil...
Ekziston një metodë të thjeshtë dhe natyrale për të aromat...
Këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti është liruar ...
Modelja Angela Martini ka ngritur temperaturat në rrjetet ...
Pranvera është stina e freskisë dhe kombinimeve të reja. N...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka folur ...
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po vazhdojnë të ushqejnë...
Një trend të ri për pranverën 2026 largohet paksa nga këmi...
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, ka rea...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...