Peshku më helmues në botë kapet në ujërat kroate
Shtatë peshq me shirita të argjendtë (Lagocephalus scelera...

Nuk është më një ngjarje e rrallë që stuhitë e pluhurit të mbërrijnë nga Saharaja në Evropë dhe kjo gjë ndodh prej kohësh.
Këtë pranverë pluhuri i Saharasë mbërriti në Athinë, mbi një mijë kilometra larg. Kjo shkaktoi një ngjarje natyrore mbresëlënëse, sepse u duk sikur Akropolis ndodhej përkohësisht në mars. Çdo gjë u mbulua me ngjyrë të kuqërremtë portokalli.
Stuhitë e pluhurit krijohen kur Saharaja ka erëra të forta në kushte të thata. Shkretëtira e Saharasë shtrihet në një pjesë të madhe të Afrikës së Veriut. Rëra e shkretërirës përbëhet nga grimca të madhësive të ndryshme, shpjegon për "Deutsche Welle"-n, Carlos Perez Garcia-Pando, ekspert për rërën dhe pluhurin në qendrën Supercomputing të Barcelonës.

Disa grimca janë të mëdha dhe të rënda, këto merren me vete nga era. Por nuk janë këto ato që mbërrijnë në Evropë duke kaluar nëpër Detin Mesdhe.
Kur këto grimca të mëdha rëre bien në tokë, ato godasin grumbujt e rërës e cila shpërbëhet në pjesëza shumë të vogla pluhuri, shpjegon Garcia-Pando. Dhe pikërisht këto pjesëza të vogla përhapen në distanca të gjata, sepse janë shumë të vogla dhe të lehta.
Këto stuhi pluhuri krijohen kur kushtet e motit janë shumë të thata. Përndryshe grimcat e rërës njomen dhe rëndohen, kështu që nuk mund të fluturojnë në distanca të gjata. Stuhitë e rërës shfaqen më shumë në zonat që kanë pak bimësi, sepse bimësia do ta pengonte erën dhe pluhuri do të qëndronte te bimët.
Stuhitë e pluhurit shfaqen rregullisht në Shkretëtirën e Saharasë. Po që të bëjnë mijëra kilometra në drejtim të veriut duhet që kushtet e motit të jenë të tilla që të krijojnë erëra të forta. Vetëm atëherë stuhia përshkon distanca të gjata.
Në shumicën e rasteve pluhuri i Saharasë transportohet nga një zonë e presionit të ulët në Detin Mesdhe dhe prej andej në Evropë. Këto sisteme janë shumë të forta dhe krijojnë erëra të forta që lëvizin në drejtimin e kundërt të akrepave të orës, thotë Garcia-Pando. Tipike është që ato shfaqen në pranverë. Ndodh rrallë, por edhe në kushte moti me presion të lartë mund të shkaktojnë ngjarje të tilla.
Pjesëzat e pluhurit që përfundojnë në Evropë, mund të qëndrojnë në ajër gjatë, sepse janë më të vogla se kokrrat e rërës, të cilat bien shpejt në tokë, shpjegon Stuart Evans, ekspert për çështjet e pluhurit në Universitetin e Bufalos në Nju Jork, në një e-mail për "Deutsche Welle"-n. "Ajo që vjen në Evropë është stuhi pluhuri, jo stuhi rëre," shpjegon Evans.

"Gjithnjë ka ndodhur në histori, pluhuri është i moçëm sa Toka," thotë Garcia-Pando. "Kjo nuk është gjë e re."
Kur analizohen këto stuhi pluhuri kërkohet të kuptohet fenomeni dhe të mësohet çfarë rëndësie ka për shoqërinë dhe klimën, thotë Garcia-Pando. Pluhuri nuk është gjithnjë diçka e keqe: Ai shërben për shembull si një lloj ushqimi për pyjet dhe oqeanet, sepse përmban hekur dhe fosfor.
Sasia e pluhurit në Tokë është rritur në krahasim me periudhën e para industrializimit, thotë Garcia-Pando. Kjo ka kryesisht të bëjë me kultivimin e tokës nga njeriu, por edhe me ndryshimin e klimës.
Për ta bërë të qartë si funksionon kjo duhet imagjinuar një copë toke me kore. Kur shkel njeriu mbi të ose kur kalon një makinë, atëherë korja shpërbëhet në shumë pjesë të vogla dhe në pluhur. Dhe "të gjithë këto copëza të vogla merren lehtë nga era".
Në lidhje me ndryshimin e klimës Garcia-Pando përmend si shembull burimet ujore, të cilat thahen prej thatësirës. "Kur një liqen thahet, pjesët sedimentare të mbetura në fund të liqenit janë shumë të shpërbëshme dhe mund të merren shumë lehtë nga ajri," thotë eksperti i pluhurit.

Aktualisht shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse ndryshimi i klimës shkakton më shumë apo më pak erëra në Tokë. Po ashtu e vështirë është të parashikosh të ardhmen e stuhive të pluhurit.
"Kjo është një nga pasiguritë më të mëdha që ne kemi gjatë prognozave për të ardhmen e pluhurit," thotë Garcia-Pando. "Ne duhet të kuptojmë si zhvillohen erërat në situata të ndryshme, jo vetëm erërat e zakonshme, por edhe erërat ekstreme."
Kur stuhia e pluhurit mbërrin në Evropë, thotë Garcia-Pando, duhen ndjekur të njëjtat këshilla që ndiqen kur ditët kanë ajër me cilësi shumë të keqe. Pluhuri përbën rrezik për rrugët e frymëmarrjes. Prandaj duhen mbajtur maskat dhe duhet hequr dorë nga aktivitetet sportive jashtë. Kjo vlen sidomos për njerëzit me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes./ DW
Shtatë peshq me shirita të argjendtë (Lagocephalus scelera...
"Rruga e Qumështit" është emri i bukur dhe poetik që i jep...
Një nga pyetjet e zakonshme që shfaqet në kujdesin e lëkur...
Studiuesit nga Kolegji Mbretëror Veterinar në Mbretërinë e...
Studimi i shkencës së kristaleve në kontekstin e takimeve ...
Një studim i fundit i bërë në Japoni ka zbuluar se të shkr...
Qentë janë një nga kafshët shtëpiake, shumë të dashura nga...
Dy astronautë të NASA-s do të nisen për në Stacionin N...
Xhakarta ndodhet në bregun veriperëndimor të ishullit Java...
Sipas Librit të rekoderve “Guinness” Afshin Esmaeil Gh...
Pemët atraktive tropikale "flakë mali" po fitojnë zemrat e...
Shkencëtarët kanë bërë një rindërtim të jashtëzakonshëm të...
Rrënojat e një qyteti pothuajse 300-vjeçar janë rishfaqur ...
Një nekropol pararomak me një thesar të vërtetë artefa...
Një shëtitje relaksuese përgjatë bregut të detit është diç...
Të fitosh para pa pasur nevojë të ngrihesh nga shtrati tin...
Nën dritat e ndezura të "Times Square" të Nju Jorkut, ...
Koralet në mbarë botën po zbardhen dhe madje po “vdesin” p...
Të gjitha vajzat ëndërrojnë të gjejnë mashkullin perfekt, ...
Veprat mahnitëse të artit janë zbuluar në një gërmim të ri...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...