A janë liqenet e pafundme?/ Mitet e zakonshme, iluzioni që krijohet nga thellësia e tyre
Edhe pse asnjë liqen nuk mund të thuhet vërtet se ësht...

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të këtij vitit në Shtete e Bashkuara për një pjesë të vendit dhe botës ishin tronditëse, ndërsa për pjesën tjetër një arsye për të festuar. Kështu që ndoshta nuk është befasi që fjala e vitit e zgjedhur nga redaktorët e fjalorit Merriam-Webster është fjala "polarizim". Sipas ekspertëve, kjo është një fjalë me shumë kuptime shkencore dhe metaforike, që këtë vit më së shumti është përdorur për të theksuar mosmarrëveshjet e forta mes dy grupimeve politike rivale në Shtetet e Bashkuara.
Fjalët e vitit, që zgjedh fjalori Meriam-Webster, zakonisht përdoren për të pasqyruar një nga ngjarjet kryesore të vitit. Për shembull, këtë vit zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara ishin kaq përçarëse, saqë shumë votues amerikanë shkuan në qendrat e votimit me ndjenjën se kandidati rival ishte një kërcënim ekzistencial për vendin.
“Fjala e vitit për vitin 2024 nga fjalori Merriam-Webster është polarizimi. Është e qartë se ky ishte një vit i rëndësishëm zgjedhjesh dhe kjo çështje ka mbizotëruar në këtë vit. Fjala polarizim është një term që është përdorur nga të gjithë”, thotë redaktori i fjalorit Merriam-Webster, Peter Sokolowski.
Sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve Associated Press me mbi 120,000 votues, rreth 8 në 10 votues, që votuan për kandidaten demokrate Kamala Harris ishin shumë ose disi të shqetësuar se pikëpamjet e republikanit Donald Trump ishin shumë ekstreme, ndërsa rreth 7 në 10 votues që mbështetën zotin Trump kishin të njejtin mendim për zonjën Harris.

Në fjalorin Merriam-Webster fjala "polarizim" ka përkufizime shkencore dhe metaforike. Ajo më së shpeshti përdoret për të theksuar "mosmarrëveshjet e forta midis fraksioneve ose grupimeve kundërshtare". Kompania amerikane Merriam-Webster, e cila merr 100 milionë klikime në muaj në faqen e saj të internetit, zgjedh fjalën e vitit bazuar në të dhënat, vëzhgimin e rritjes së kërkimeve dhe përdorimit të saj.
Zgjedhja e vitit të kaluar ishte fjala "autentik". Fjala e këtij viti vjen në një kohë kur një pjesë e madhe e popullatës po përballet me vështirësi në përpjekjet për të arritur konsensus mbi atë që është autentike.
"Mendoj se fjalori është një lloj platforme për kuptimin e fjalëve në një epokë lajmesh të rreme dhe faktesh alternative, ku mund të thoni çfarë të doni mbi vlerën e kuptimit të një fjale. Të paktën fjalori mund ta masë kuptimin e një fjale në një mënyrë shumë specifike për të gjithë", thotë Peter Sokolowski, redaktor i fjalorit amerikan Merriam-Webster.
Fjala "polarizim" filloi të përdorej në vitet 1800, jo gjatë epokës së Rilindjes, siç ndodhi me shumicën e fjalëve shkencore me origjinë latine, thotë zoti Sokolowski. Një prej përdorimeve shkencore, sipas tij, ka të bëjë me elektricitetin, që funksionon me dy pole të kundërta.
Redaktori i fjalorit Meriam-Webster thotë se kjo është një "fjalë mjaft e re", në kontekstin e gjuhës angleze. Ai shton se fjala "i polarizuar” i jep intensitet një fjale tjetër dhe në Shtetet e Bashkuara përdoret më shpesh për të përshkruar marrëdhëniet racore, politikën dhe ideologjinë./ VOA
Edhe pse asnjë liqen nuk mund të thuhet vërtet se ësht...
Dhjetë linja ajrore fluturojnë me Airbus A380, avionin më ...
Dimri sjell jo vetëm errësirën, por edhe dritat, qetësinë ...
Kurora Britanike zotëron koleksionin më të madh të artit n...
Në fillim të kësaj jave, një nga njerëzit më të kërkuar të...
Prania e mykut në ushqime është padyshim shkak për shqetës...
Nëse doni të bëni dhurata për të dashurit tuaj këtë fu...
Në mënyrë stereotipike, gratë janë ato që dëshirojnë një p...
Kampionati Botëror i Formula 1 lindi në vitin 1950 me vend...
Sipas astrologjisë, këto shenja të zodiakut vazhdimisht me...
Kur vjen koha për t’u zgjuar, njeriut i duket sikur edhe p...
Vepra artistike provokuese e Maurizio Cattelan, që nuk ësh...
Ka diçka unike që ngrihet nga shtrati i detit të Detit të ...
Ndërtimi i Katedrales së Milanos zgjati gati gjashtë sheku...
Qelizat e veshkave dhe ato nervore aktivizojnë gjenin e ku...
Disa lloje të lakuriqëve të natës që quhen ndryshe vampirë...
Sa aftësi ka një inteligjencë artificiale për të zgjidhur ...
Në një marrëdhënie afatgjatë është shumë e lehtë të përqen...
Turqia është një vend që ndodhet në dy kontinente, Europa ...
Historia e prodhimit të letrës është mjaft interesante dhe...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...