Breshka e detit me kurriz lëkure/ Gjendet në Plazhin e vjetër të Vlorës
Një breshkë e rrallë deti është gjetur në Vlorë, në zon...

Një njësi speciale me qen të stërvitur po përdoret në Francë për identifikimin e rrjedhjeve në sistemin e furnizimit me ujë, një problem serioz dhe me kosto të lartë për kompanitë e menaxhimit të ujit dhe klientët e tyre. Aftësia e qenve për të nuhatur klorin i lejon ata të gjejnë rrjedhjet shpejt dhe në mënyrë efektive.
Një tjetër rrjedhje e zbuluar dhe regjistruar nga Nathalie Delon dhe qeni i saj nuhatës nga njësia “K9-Kyroc-Team”.
Parandalimi i humbjeve të ujit në rrjet është bërë përparësi për shumë qytete, pasi Evropa përballet me mungesa në rritje të ujit.
Në Francë, 20% e ujit të pijshëm humbet para se të arrijë tek përdoruesit, thotë Agjencia Evropiane e Mjedisit.
Për këtë arsye kompanitë e menaxhimit të ujit si Veolia po krijojnë patrulla me qenë nuhatës. Njësia e saj e qenve ka zbuluar 1,500 rrjedhje në rrjetet e sistemit të furnizimit me ujë që nga viti 2019.
"Këta janë qenë me aftësi të mira nuhatjeje dhe me shqisa nuhatjeje mjaft të zhvilluara", thotë Nathalie Delon.
Zyrtarët thonë se qentë përdoren më shumë sepse kanë një histori të mirë të zbulimit të drogës.
François Bourdeau, një anëtar tjetër i ekipit “K9-Kyroc-Team” thotë se patrullimet kanë qenë mjaft të suksesshme dhe kanë rritur interesin në vende të tjera.
"Rezultatet ishin pozitive si në veri ashtu edhe në jug të Francës. Më shumë se 90% e rrjedhjeve të gjetura ishin të suksesshme. Më pas filluam të zhvillojmë konceptin e përdorimit të tyre në të gjithë Francën. Shkuam në Marok dhe Belgjikë. Unë shkova në Kili verën e kaluar dhe që nga fillimi i kësaj praktike, numri i qenve është rritur për shkak të rritjes së nevojave për këtë punë", thotë François Bourdeau.
David Maisonneuve, kreu i departamentit teknik në Veolia thotë se zbulimi i rrjedhjeve të ujit në disa raste është një proces i vështirë.
"Ka disa zona që janë shumë të ndërlikuara, ku procesi i gjetjes së rrjedhjeve të ujit është më i ndërlikuar. Duke marrë parasysh se qentë mund të zbulojnë shumë gjëra, si drogën dhe eksplozivët, menduam se ndoshta klori, që përdoret si dezinfektues në ujë, mund të zbulohej nga qentë”, thotë ai.
Por, Juliane Kaminski, profesore e psikologjisë në Universitetin e Portsmouth thotë se përdorimi i qenve mund të ketë kufizime për shkak të lodhjes së tyre fizike dhe nevojës për trajtim të mirë të tyre.
"Aktiviteti nuhatës është rraskapitës për qentë, kështu që ata nuk mund të nuhasin pa pushim për më shumë se 20 minuta. Ata kanë nevojë për pushim. Pas gjashtë deri tetë viteve ata mund të tërhiqen nga kjo punë, sepse është rraskapitëse dhe kërkon shumë energji dhe motivim”, shpjegon ajo./ VOA
Një breshkë e rrallë deti është gjetur në Vlorë, në zon...
Dita e Shën Valentinit, e shënuar më 14 shkurt, është një ...
Javën e kaluar, kompania amerikane Boom Supersonic fluturo...
Libri i Rekordeve Guinness e ka emëruar çantën e quajtur“1...
Teleskopët në mbarë botën kanë vëzhguar një valë gjigante ...
Dashamirësit e kafesë në botë tanimë kanë një tjetër rast ...
Një emision i veçantë i është kushtuar Butrintit në progra...
Një pjesë "shumë e rrallë" e tortës 77-vjeçare e shërbyer ...
Prodhuesi japonez i lodrave MegaHouse ka zbuluar një Kub t...
Një britanik ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi v...
Kur Sam Panapoulos krijoi atë që ai dhe vëllai i tij- e qu...
Karikatura është një formë arti vizual që përshkruan f...
Rumania është një vend i vendosur në Evropën Juglindor...
Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump, që synon të n...
Evropa është një nga kontinentet më të njohura dhe më të r...
Pas shtrirjes së fshehur nën metra të shkëmbinjve vullkani...
Xinhui konsiderohet si distrikti i përgjumur në një qytet ...
E hëna e 20 janarit është “e hëna blu”. Është një emër që ...
Një monedhë përkujtimore do të publikohet shumë shpejt në ...
Depoja nga Katedralja e Vilniusit, në Lituani nuk është ha...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...