"Fshati i Babagjyshit" që u zhduk nga harta dhe u rilind! Çfarë fshihet pas dritave dhe letrave të fëmijëve?
Fshati i Krishtlindjeve në Rovaniemi është tani një nga de...

Data 1 janar njihet globalisht si dita e parë e vitit të ri, por përtej simbolikës së fillimeve dhe shpresës, ajo mban një peshë të veçantë historike. Në periudha të ndryshme kohore, kjo datë ka qenë skenë e vendimeve, reformave dhe ngjarjeve që kanë ndikuar thellësisht në zhvillimin politik, shoqëror dhe ekonomik të botës.
Përtej festimeve dhe simbolikës së Vitit të Ri, 1 janari ka qenë në shumë raste një datë vendimtare në historinë botërore. Gjatë shekujve, kjo ditë është zgjedhur për hyrjen në fuqi të ligjeve, reformave dhe ndryshimeve që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e miliona njerëzve.
Që në lashtësi, kjo datë u lidh me rendin dhe organizimin e kohës. Në 45 para erës sonë, reforma e Kalendarit Julian nga Jul Cezari e vendosi 1 janarin si fillimin e vitit, një standard që u përhap gradualisht në botën perëndimore. Ndërkohë, në vitin 404, Roma i dha fund përfundimisht lojërave gladiatoriale, duke reflektuar ndryshimet morale dhe ndikimin në rritje të krishterimit.
Në mesjetë dhe në fillimet e epokës moderne, 1 janari u shndërrua në një datë simbolike për tranzicione politike. Në 1502, Portugalia dëboi zyrtarisht myslimanët nga territori i saj, një akt që shënoi përfundimin e një epoke shumëkulturore në Gadishullin Iberik. Ndërsa në 1651, Karli II u kurorëzua Mbret i Skocisë, në një periudhë tensionesh të forta politike në Britani.
Revolucionet dhe reformat shoqërore shënuan fuqishëm shekujt XVIII dhe XIX. Në 1804, Haiti shpalli pavarësinë nga Franca, duke u bërë republika e parë e drejtuar nga ish-skllevë dhe simbol i luftës kundër kolonializmit.
1 Janar 1863 Abraham Lincoln nënshkruan Deklaratën e Emancipimit.
Në 1863, përveç Shpalljes së Emancipimit në SHBA, 1 janari shënoi edhe fillimin e një epoke të re për të drejtat civile dhe barazinë racore.
Në përpjekje për të bashkuar një komb të zhytur në një luftë civile të përgjakshme, presidenti amerikan Abraham Lincoln merr një vendim të llogaritur me kujdes, lidhur me institucionin e skllavërisë në vend. Deri në fundin e vitit 1862, situata nuk dukej e mirë për Unionin.
Ushtria e Konfederatës së Jugut kishte mposhtur trupat e Unionit në disa beteja të rëndësishme.
Lincoln shpresonte se deklarimi i një politike kombëtare të emancipimit, do të nxiste skllevërit e jugut t’i bashkoheshin ushtrisë së Unionit, duke e zvogëluar fuqinë punëtore të Konfederatës, tek e cila vareshin shtetet jugore në luftën kundër Veriut.
Ndonëse skllevërit në jug nuk arritën të rebeloheshin masivisht pas nënshkrimin të deklaratës emancipimit, ata filluan të çliroheshin gradualisht teksa ushtritë e Unionit marshonin në territorin e Konfederatës. Në fund të luftës, skllevërit i braktisën zotërinjtë e tyre të mëparshëm. Ata luftuan dhe kultivuan të mbjella për të ushqyer ushtrinë e Unionit, si dhe kryen punë të tjera ndihmëse në rradhët e ushtrisë.
Shekulli XX e ktheu 1 janarin në një datë kyçe për organizimin ndërkombëtar dhe reformat sociale.
Në 1912, Republika e Kinës u shpall zyrtarisht pas rënies së dinastisë Qing. Në 1939, Gjermania naziste miratoi ligje të reja diskriminuese ndaj hebrenjve, duke sinjalizuar përshkallëzimin e persekutimeve që do të kulmonin me Holokaustin.
Pas Luftës së Dytë Botërore, kjo datë u përdor shpesh për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare. Në 1945, nisi funksionimi i OKB-së, ndërsa në 1958, u themelua Komuniteti Ekonomik Europian, duke hedhur themelet e Bashkimit Europian. Një vit më vonë, në 1959, revolucioni kuban solli Fidel Castron në pushtet, duke ndryshuar balancat politike në Amerikën Latine.
Edhe në fund të shekullit XX dhe fillim të shekullit XXI, 1 janari mbeti datë reformash të mëdha. Në 1993, Çekosllovakia u nda paqësisht në dy shtete të pavarura: Çekinë dhe Sllovakinë.
Në 2002, euro hyri fizikisht në qarkullim në 12 vende europiane, duke zëvendësuar monedhat kombëtare dhe duke shënuar një nga ndryshimet më të mëdha ekonomike në kontinent.
Lindje personalitetesh
Në vitin 1424 u lind princi gjerman Ludwig IV
Në 1430-ën lindi Papa Alexander VI.
Në vitin 1449 lindi Lorenzo de Medici, politikan italian i qytetit të Firenzes
Në vitin 1502 lindi Gregor XIII., Papë dhe iniciator i kalendarit Gregorian
Ndarje nga jeta
Në vitin 1515 u nda nga jeta mbreti francez Luigji XII
Në vitin 2003 u nda nga jeta Qerim Haxhiu aktivist i shquar për çështjen kombëtare shqiptare
Në vitin 2015 Omar Karami, avokat dhe politikan libanez, kryeministri i 58-të i Libani./CNA
Fshati i Krishtlindjeve në Rovaniemi është tani një nga de...
Viti 2026 vjen me simbolikë të fortë ndryshimesh dhe energ...
Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, zbuloi kartëmonedhat...
Reshjet e para të dëborës në Gjermani i rikthehen gjermanë...
Një studim nga studiues japonezë dhe egjiptianë zbulon zbu...
NASA njoftoi zbulimin e një shenje të mundshme jete, të nj...
Krishtlindja është një nga festat më të rëndësishme dhe më...
Një imazh i ri hapësinor mahnitës ka kapur dy galaktika sp...
Me origjinë nga Meksika, poinsettia-t janë në familjen Eup...
Një gropë balte prehistorike e ruajtur në mënyrë unike mun...
Më 21 dhjetor 2025 shënohet solstici dimëror, një nga ngja...
Bazuar në përshkrimet biblike, ylli që thuhet se i ka udhë...
Një studim i ri sugjeron se hëna më e madhe e Saturnit për...
Të gjithë i dinë historitë misterioze të Trekëndëshit të B...
Numri i akullnajave që zhduken çdo vit në mbarë botën do t...
Shumë njerëz mbajnë ose zotërojnë unaza me vulë sot. Ato j...
Mijëra gjurmë këmbësh dinosaurësh që datojnë 210 milionë v...
Në qershor të vitit 1962, tre të burgosur të Alkatrazit ma...
Çdo dhjetor, qyteti mesjetar i Gubbios në Itali ndriçon ma...
Arkeologët kanë përfunduar zbulimin e mbetjeve më të gjata...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...