Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, ku viktimë mbeti një 30-vjeçar dhe u plagos një 25-vjeçar.
Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga tre persona. Dy prej tyre konkretisht shtetasit D. N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", ndërsa shtetasi E.M., 41 vjeç për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Ndërkohë në janë shpallur në kërkim dy persona dhe janë proceduar dy të tjerë.
Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit mes 7 personave, 30 vjeçari ka qëlluar me armë zjarri 25-vjeçarin që mbeti i plagosur.
Më pas dy vëllezërit e këtij të fundit, qëlluan 30-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në gjatë transportit për në spital. Ndërkohë po punohet për kapjen e dy vëllezërve që u larguan me automjet nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj
Zbardhen rrethanat e ngjarjes, ndodhur mbrëmjen e datës 21.04.2026, në Memaliaj, ku u vra me armë zjarri shtetasi E. G. dhe mbeti i plagosur shtetasi D. N.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, vijuan hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur mbrëmë, në Memaliaj.
Si rezultat i hetimeve, u vunë në pranga shtetasit:
D. N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";
E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. N., 29 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi M. N., 28 vjeç, të dy për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 44 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale "Deklaratat e rreme përpara prokurorit", si dhe për shtetasin G. Q., 49 vjeç, banues në Memaliaj, për veprën penale "Kanosja".
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë shtetasit D. N., M. N., D. N., A. K. dhe J. K., si dhe shtetasit G. Q. dhe E. G.
Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi E. G. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. N. (i arrestuar tashmë), i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Më pas, 2 vëllezërit e shtetasit D. N. (2 shtetasit e shpallur në kërkim, D. N., 29 vjeç dhe M. N., 28 vjeç), dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. G. (i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital).
Të dy këta shtetas janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë (me fishek në fole, gati për qitje), me të cilën dyshohet se shtetasi E. G. (i cili më pas humbi jetën) plagosi shtetasin D. N., 1 krehër me fishekë, municion luftarak, 2 automjete, 2 motomjete, 4 celularë dhe sende të tjera nga vendngjarja, të cilat do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme. /CNA
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qendër të ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme lidhur me vras...
Një 74-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Po...
Dy persona u vunë në pranga në Shkodër, ku autoritetet pol...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje nga operacioni aktidrogë...
Policia ka marrë në pyetje 12 persona në lidhje me vrasjen...
Zv/drejtori i Antiterrorit, Sokol Cana, ka hedhur poshtë a...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lushnjë, ku një 36-...
Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflik...
Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë në Mem...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Memaliaj. Dys...
Tre shtetas shqiptarë, banues në Mantova, janë arrestuar n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:40 në ...
Një vrasje e trefishtë është shënuar në zonën e Aeroportit...
Raportohet se një shpërthim ka ndodhur në fshatin Mamaj në...
Policia e Shtetit ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë, ku...
Një ngjarje e pazakontë është shënuar këtë të martë në qyt...
Policia e Beratit ka finalizuar një operacion antidrogë, k...
Procedohet penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka pë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...