web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonte mallra kontrabandë/ Procedohet i riu në Shkodër

19 Janar 2026, 10:37, Kronika CNA

Transportonte mallra kontrabandë/ Procedohet i riu në Shkodër

Një 25-vjeçar është proceduar penalisht në Shkodër për kontrabandë mallrash. Shtetasi N.T., banues në Tiranë, u kap nga policia kufitare e Muriqanit duke transportuar mallra që dyshohet se ishin të kontrabanduara.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. T., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në kufi, duke transportuar me automjetin e tij, mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë. /CNA





Lajmet e fundit nga