web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 28 mijë euro të padeklaruara/ Procedohet shtetasi në Kakavijë

4 Mars 2025, 13:49, Kronika CNA

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 28 mijë euro të

Policia ka proceduar sot penalisht një 43-vjeçar që tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 28 650 euro, pa i deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua.

Shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, kryen kontroll në çantën e shtetasit F. R., ku u gjetën 28 650 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin F. R., 43 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./CNA 





Lajmet e fundit nga