web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasi për vdekje këmbësorin në Durrës/ Arrestohet shoferi

3 Mars 2025, 21:41, Kronika CNA

Përplasi për vdekje këmbësorin në Durrës/

Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim paraprak në lidhje me aksidentin e ndodhur disa minuta më parë në Durrës.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se viktimë ka mbetur 65-vjeçari S. A.

Gjithashtu në njoftim thuhet se shoferi M. H. është arrestuar në flagrancë

 

Durrës/Informacion paraprak

Në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të  shtetasit M. H. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit”, thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga