
SPAK ka zbuluar këtë të hënë se si nisi saga e vrasjeve të Laert Haxhiut, me anë të një njoftimi për përfundimin e hetimeve për grupin e tij.
Prokuroria e Posaçme bën të ditur se gjithçka nisi me vrasjen e Klodian Haxhiut, kushëririt të parë të Laert Haxhiut.
Ky i fundit nisi një hakmarrje të përgjakshme ndaj personave që mendonte se ishin pjesëtarë të grupit të Aldo Bares, pasi besonte se ata kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij.
Haxhiu me njerëzit e tij ekzekutuan Çajup Selimin, Fridman Xhaferrajn, Alban Semaku dhe Albi Bashalliu, ndërsa kryen edhe një tentativë vrasjeje ndaj Kujtim Metës.

Sipas SPAK-ut, të gjitha këto krime janë bërë në shenjë hakmarrje për të njëjtin motiv.
“Është dokumentuar se aktiviteti kriminal i këtij grupimi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur dhe arrestohet në Greqi, drejtuesi dhe organizatori i këtij grupimi kriminal, Laert Haxhiu – personi ndaj të cilit vijojnë hetimet, pas ekstradimit të tij nga Greqia. Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupimi kriminal, ku bënin pjesë edhe të akuzuarit; Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini, e filloi ndërmarrjen e akteve kriminale ndaj jetës, shëndetit dhe pronës së viktimave të krimeve, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, të ndodhur vite më parë dhe pas arrestimit lidhjeve të tij të ngushta shoqërore, shtetasve Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
I drejtuar dhe e organizuar nga Laert Haxhiu, grupimi i tij kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave, të cilët i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij. Aktet kriminale të këtij grupimi të strukturuar nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve të supozuar, por dhe shkatërrimin e pronës së tyre si dhe akte vjedhjeje të pronës me përdorim të armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit e Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera të lartpërmendura janë organizuar, shtyrë dhe ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme./ CNA
Zjarri i rënë pranë kufirit me Greqinë, në zonën pyjore të...
SPAK-u ka përfunduar hetimet për grupin e Laert Haxhiu...
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet paraprake dhe d...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Fluturimi", nga K...
Ngjarja e rëndë në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë ...
Një tjetër aksident është regjistruar në Vlorë. Mësoh...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aks...
Lugina e lumit Vjosa, pranë fshatit Mollaj në Fier, ës...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Strikçan...
Një bombol gazi ka shpërthyer në tarracën e një pallati në...
Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare dhe tashmë i njohur pë...
GJKKO ka lënë në burg Leonard Luzin, i cili u ekstradua nj...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me burg për shtet...
Në derën e një banese në Shkodër janë vendosur lëndë plasë...
Policia ka arestuar në Tiranë një person që lëvizte i arma...
Një granatë e pashpërthyer është gjetur mesditën e kës...
Për të disatën herë është ndezur zjarr në fushën e mbe...
Rrëmbeu dhe dogji të gjallë 2 të rinj në 1997, Prokuroria ...
Një 25-vjeçar u arrestua në Shkodër nga policia për armëmb...
Një 54-vjeçar u arrestua nga policia mbrëmjen e djeshme pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...