Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Zbardhet dëshmia e nënës së Elis Rroshkodolit, i vrarë me armë zjarri , teksa po konsumonte kafe në një lokal në qytetin e Shkodrës.
Kjo është hera e parë që Lindita flet në media duke dhënë versionin e saj për ngjarjen e rëndë të 30 gushtit kur djalit të saj iu pre jeta në mes në moshën 36 vjeç.
Lindita Rroshkodoli, është një grua e mbetur e ve që në vitin 1993 kur i shoqi u qëllua po në një lokal teksa ishte kthyer nga një varrim.
“Burri kur u vra ishte me një shok duke pirë kafe. Dhe ky quhej Hys. Dhe e thërrasin Hysën të dalë si dëshmitar. Ai nuk pranonte, kishte frikë, apo ndjente presion, nuk e di. Dhe e thërrasin dy kunetërit e mi, vëllezërit e burrit. Ore nuk do të të bëjmë gjë. Vetëm trego. Në atë kohë kunati i vogël e plagos Hysën dhe ai ngel invalid. Tani ia faturuan djalit”,-tregon Lindita.
Plagosja e dëshmirarit tashmë ishte një plagë e hapur për familjen Rroshkodoli.
Që ndërsa kërkonte drejtësi për kryefamiljarin e humbur, duhej të përballej tashmë me një gjak të pashlyer. Për ti shpëtuar gjakmarjes, Lindita tregon se vendosi të dërgojë djemtë në azil, së pari djalin e madh Elisin.
“Shumë sakrifica si nënë. Mbaroi klasën e 8. Kisha ngacmime, Merri fëmijët dhe largohu nga Shkodra. Ku do ikja? Lekë nuk kisha, pasaportë nuk kisha. Djemtë u rritën. Frika më hyri më shumë. Se mi ngacmonin njerëzit. Do merrni gjakun”, thotë ajo.
Ajo tregon se gjithmonë ishte e interesuar për pajtim gjaqesh, por nuk pranonin pala kundërshtare.
"Dhe u detyrova ta çoja në azil. Njeri s’kisha, lekë s’kisha. U detyrova ta çoj Elisin në Belgjikë. 4 muaj kishte Elisi në Belgjikë. Dhe do shkonte edhe djali tjetër”,-thotë Lindita.
Por nuk do të vononte dhe një tjetër ngjarje e kobshme do të binte mbi familjen e Linditës.
Ai që do të humbiste jetën këtë here do të ishte Taulanti, djali i saj më i vogël I cili ndërsa po përgatitej t’i bashkohej vëllait të tij më të madh Elisit në azil në Belgjikë, bie pre e një aksidenti të rëndë automobilistik. Ku krahas tij, humbin jetën edhe tre persona të tjerë.
“Bëri pasaportën. Fal një shok, fal një teze, fal një dajë. Vjen në Elbasan dhe më thotë, mami do shkoj të takoj nënëdajën, dhe shokët se unë nuk dihet kur vi tani, Mirë mi mam i thashë. Kur më vjen haberi, djali kishte humbur jetën. U bë një aksident i madh, në Labinot të Elbasanit. Vdiqën katër vetë. Ndër ta ishte edhe Taulanti, 23 vjeç”,- rrëfen Lindita Rroshkodoli.
Duket se fati me këtë nënë që ende nuk kishte hequr rrobat e zisë së humbjes së bashkëshortit, po tregohej më i pamëshirshëm se me askënd. Pasi sa herë përpiqej të rregullonte një gjë, një dorë tjetër duket sikur punonte për t’i rrokullisur ato me kokë poshtë.
Një fat i zi që do ta përndiqte edhe në vazhdim.
Vdekja tragjike e Taulantit në aksident, do të bënte që edhe Elisi të linte azilin në Belgjikë dhe të qëndronte pranë nënës së tij, që ishte mjaftueshëm e ligshtuar në shëndet pas humbjes së djalit. Por kthimi i Elisit në Shqipëri do të hidhte poshtë edhe të gjithë mundin dhe sakrificën që kishin bërë si familje, që ai të shkonte në azil në Belgjikë.
“Nuk mund ta varrosja djalin pa erdhur vëllai. U lajmërua Elisi. Elisi ndejti katër muaj me mua, se unë isha vetëm, isha shumë e sëmurë”, thotë ajo.
Por edhe pse nëna e tij ishte e mundur nga dhimbja për humbjen e të birit në aksident, frika se Elisi mund të binte pre e një sulmi nga gjaksit e tyre, jetonte ende me të.
Pasi kishte humbur bashkëshortin dhe tashmë edhe djalin e dytë, Lindita nuk mund ta pranonte të humbiste edhe djalin e madh. Për këtë arsye ajo i kërkoi të birit që të kthehej në azil në Belgjikë.
Aty ku do të ndihej më i sigurtë se sa në Shkodër, ku hija e vdekjes i vinte rrotull, sa herë kalonte në rrugët e qytetit. Dhe zemra e saj rrinte e ngrirë sa herë ai largohej nga banesa, apo vonohej të kthehej.
Por ndërsa mendonte se në Belgjikë, Elisi do të ndihej më i mbrojtur, mesa duket peripecitë për këtë familjen nuk ishin mbyllur ende. Pasi këtu fillon një tjetër histori, ku ajo beson që ka lidhje me atë që do t’i ndodhte të birit në vazhdim.
Atë që ka lidhje me vrasjen e tij në moshën 36 vjeçare më 30 gusht të vitit 2024 në Shkodër. Ku teksa ruhej nga hasmi që kishin në këtë qytet, që ishte familja e dëshmitarit të plagosur nga kunati i saj, në skenë ngjitet një tjetër ngjarje, që zë e nis fill pikërisht në momentin e kthimit për herë të dytë të Elisit në Belgjikë. Aty ku ai përfshihet në një zënkë për çështje nderi dhe plagos një person që është po nga Shkodra. Plagosje për të cilën ai vuan një dënim me 4 vite heqje lirie në Belgjikë.
Dhe që nëna e tij beson se është pikërisht kjo ngjarje që çoi në eleminimin disa vite më vonë të djalit të saj.
“Pas 4 muajsh djalit i thashë, mam ça do bësh më këtu. Dhe ikën përsëri në Belgjikë.Me shumë vështirësi hyri përsëri. Dhe tregoi arsyet. Aty djali kishte zënë një shoqe. Ajo punonte kamariere në një lokal ku punonte edhe djali, që quhej ‘Vllaznia’. Tani në këtë lokal punonte edhe vëllai i këtij që ma ka vrarë djalin”, vijon rrëfimin e saj Lindita.
Këtu sipas rrëfimeve që i ka bëri vetë Elisi nënës e tij, sikur të mos mjaftonin problemet e panumërta që kishin, fillon dhe gatuhet një tjetër histori e cila shërben si një intrigë nga e cila ai nuk do të dalë më.
Në mes të këtij trilli një vajzë dhe rreth saj një djalë që vendos përballë sedrën e tij prej mashkulli të vërtetë dhe në krahun tjetër një tjetër mashkull me të cilin janë rritur, që pabesisht shkon dhe i ngacmon femrën e tij.
“Elisi duke ndejtur i thotë një shok, se ka shkuar Geri te shtëpia jote për atë vajzën. Shkon, dhe i thotë pse ma bëre këtë, se ata janë rritur bashkë. Mua ma bëre këtë. Dhe e plagosi. Në këtë kohë djali arrestohet dhe bën 4-5 vjet burg në Belgjikë, për këtë plagosje që bëri”, tregon nëna e Elis Rroshkodolit, i vrarë më 30 gusht 2024.
E mbetur tashmë e vetme me djalin e vetëm të mbetur në burg në Belgjikë, edhe pse në një moshë jo më të re, Lindita rrëfen se u detyrua që për t’i plotësuar të birit nevojat që kishte në qeli ku ndodhej, të punonte me orë të zgjatura gjatë sezonit të verës.
Madje deri në 16 orë punë të lodhshme. Vetëm që Elisit të mos i mungonte asgjë aty ku ndodhej. Në pritje që ai një ditë të mbaronte vuajtjen e dënimit dhe të kthehej pranë saj. Ditë e cila erdhi.
“Unë i çoja lekë djalit në Belgjikë, se më thoshte: ‘mam ka ngel pa lekë’. Punoja 16 orë. Doli nga burgu. Mori edhe expuls në Belgjikë. Ndejti në Shqipëri. Bëri një martesë fiktive, për të ndërruar mbiemrin. Siç e bëjnë të gjithë. E bëri dhe kaloi. Por iku në Francë”,-thotë Lindita.
Por qëndrimi në Francë nuk do të ishte i gjatë. Pasi do të duhej të kthehej shpejt në Shqipëri, për shkak të skadimit të pasaportës./ "Në Shënjestër"
Autoritetet policore të Almerias në Spanjë kanë arrestuar ...
Raportohet për të shtëna me armë te diga e Liqenit Artific...
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar në ...
Arrestohet ish-punonjësi i Ujësjellës-Kanalizimeve të Kava...
I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka dëshmuar sërish ...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Arachne", duke...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte një sasi tri...
Mbrëmjen e kaluar u hodh në erë me tritol makina e kryetar...
Raportohet se është hedhur në erë me eksploziv makina e kr...
Raportohet se një konflikt është regjistruar vetëm pak min...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hë...
Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Lushn...
Policia e Shtetit ka zbardhur autorësinë dhe dinamikën e v...
Sekuestrohen 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankar...
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Pikën e Kal...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur këtë të di...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të diel te zona e ...
Mediat italiane raportojnë se është arrestuar një shtetas ...
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të ...
Vrasja e biznesmenit italian E.S ende mbetet një mister. ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...