"Kobra City shkaku i problemeve"/ Historia e lokalit dhe pronarit që u arrestua për vrasje
Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra” ka dosje të pas...

Policia e Kosovës ka arrestuar sot shtetasin Dibran Hoxhaj, i cili dyshohet se ka vrarë 31-vjeçarin nga Kukësi dhe ka plagosur një tjetër person, pas një sherri të nisur në lokalin e tij “Kobra City”.
Më herët Dibrani kishte pranuar se ka pasur probleme me drejtësinë dhe se ka kryer aktivitete kriminale.
Më herët u raportua se ai kishte 189 akuza për vepra të ndryshme kriminale, shpesh të përsëritura.
-Lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj, janë disa nga veprat penale, për të cilat Dibran Hoxhaj apo i njohur ndryshe me pseudonimin “Kobra”, është dënuar plot 16 herë.
Aktgjykimet në fjalë janë shpallur gjatë periudhës kohore 2007 – 2021.
-Nga 16 aktgjykimet e siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, Hoxhaj është dënuar me gjobë në 12 aktgjykimet e plotfuqishme, kurse në katër aktgjykimet tjera është dënuar me dënim me kusht.
-Në aktgjykimin e 26 qershorit 2009, “Kobra” ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë për mbajtje të paautorizuar të armëve. Për të njëjtën vepër penale, ishte dënuar dy herë edhe në vitin 2012. Në aktgjykimin e 23 tetorit, ishte dënuar me 800 euro gjobë, kurse me 850 euro gjobë ishte ndëshkuar në aktgjykimin e po të njëjtës datë.
-Për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, pronari i “Cobra City” është dënuar gjashtë herë.
-Me aktgjykimin e marrë më 15 maj 2013, i njëjti ishte dënuar me 250 euro gjobë.
-Më 23 mars 2015 ishte dënuar me 3 muaj burgim me kusht. Edhe në vitin 2016, në aktgjykimin e 3 majit ishte dënuar me 1 mijë e 600 euro gjobë.
-Për lëndim të lehtë trupor, ai ishte dënuar dy herë edhe në vitin 2018, më 13 gusht dënimi për të ishte 200 euro, kurse më 10 dhjetor ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë. Ndërsa, më 4 maj të vitit 2020, u dënua me 1 mijë euro gjobë për ketë vepër.
-Ndërsa, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti ishte ndëshkuar dy herë. Fillimisht, më 27 nëntor 2012 ishte dënuar vetëm me 200 euro gjobë, kurse më 2021, në aktgjykimin e plotfuqishëm të 19 shkurtit, ishte dënuar me 2 mijë e 340 euro gjobë.
-Gjashtë muaj burgim me kusht ishte dënuar më 16 nëntor 2007 për pjesëmarrje në rrahje.
-Kurse, për “Kanosje”, “Kobra” u dënua me 140 euro gjobë, aktgjykim i cili u shpall më 13 gusht 2016.
-Më 7 tetor 2014, Hoxhaj doli sërish para gjykatës për veprën penale “Dëmtimi i pasurisë së huaj të luajtshme”, ku ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë.
-Për veprën penale “Shmangie nga tatimi”, Hoxhaj u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë, në aktgjykimin e shpallur më 25 mars 2018.
-Hera e fundit kur Dibran Hoxhaj mori masë ndëshkimore ishte më 1 nëntor 2021, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”, për të cilën dënimi i tij ishte 160 euro gjobë.
-Faktin se ka shumë vepra penale, “Kobra” e kishte përmendur në emisione të ndryshme televizive, duke thënë se ka 198 vepra penale, por që gjitha sipas tij kanë lindur pasi kishte hapur lokalin e tij “Kobra City”.
-Policia u informua sot rreth orës 04:10 për gjuajtje me armë zjarri në Prizren. Si pasojë e të shtënave me armë vdiq një 31-vjeçar dhe u plagos një 27-vjeçar, të dy nga Kukësi./CNA.al
Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra” ka dosje të pas...
Xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit nga Kukësi që u vr...
Një 35-vjeçar shqiptar, ka përfunduar në prangat e pol...
Policia ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka ek...
Policia ka arrestua paraditen e sotme një nga autorët ...
Dibran Hoxhaj, është pronari i lokalit “Kobra City” në Pri...
Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më pa...
Një aksident me pasojë humbjen e një jete dhe 4 të pla...
Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si “Kobra”, është personi ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Ad...
Rreth 44 emigrantë janë kapur nga forcat kufitare të Brita...
Ditën e sotme, një klasë e shkollës 9-vjeçare “5 Shkur...
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra e punonjësit...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë...
30-vjeçari Albano Velo dyshohet se është organizatori i vr...
Visart Cengu, 31 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, p...
Policia ka arrestuar shtetasin G.H, pasi plagosi me ar...
Një konflik me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ve...
Policia ka bërë të mundur ndalimin e një prej autorëve të ...
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mes disa të rinjve...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...