Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Një sasi nafte kontrabandë që merrej nga Libia, nëpërmjer anijes “Geni” u zbulua një ditë më parë nga policia në portin e Durrësit.
Katër persona janë vënë në pranga për kontrabandë.
Sipas policisë janë sekuestruar 62 mijë litra naftë.
Deklarata:
Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, së bashku me Drejtorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gentian Ndoi, Kapiten Pascale Paolo dhe Lougotenente Prosdocimo Marco të Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, si dhe përfaqësuesin e zyrës së Interforcës Italiane në Shqipëri Ferdinando Rucco, në konferencë për shtyp për finalizimin e një tjetër operacioni të përbashkët me qëllim goditjen e një rasti të tentativës për futjen kontrabandë në vendin tonë, të një sasie të madhe karburanti.
Jemi këtu së bashku me përfaqësuesit e GDF-së dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për të bërë prezente rezultatet e një tjetër operacioni të përbashkët për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës.
Në kuadër të bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, midis strukturave të Policisë së Shtetit, Zyrës Ndërlidhëse italiane Interfocë, GDF-së, QNOD-së dhe rojës bregdetare, bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, se në hapësirën detare mund të kryhej veprimtaria e paligjshme e kontrabandimit të naftës për në Shqipëri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Geni”.
Bazuar në këto informacione të siguruara nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, lindi nevoja e përfshirjes në operacion edhe të një avioni të GDF-së, e Barit të Italisë.
Në operacion u përfshinë shërbimet e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, në bashkëpunim me shërbimet e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Durrës, Delta Forcë, shërbimet e Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, shërbimet e QNOD-së dhe roja bregdetare.
Si rezultat i koordinimit të shërbimeve u bë i mundur identifikimi i dy anijeve të peshkimit të cilat dyshohet se po realizonin këtë veprimtari të kundërligjshme, në det.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 2 anijet e peshkimit, konkretisht anijen shqiptare “Geni” dhe anijen libane “ABOBAKR 124”, të cilat në përfundim të veprimeve të para hetimore u sekuestuan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 62.000 litra naftë pa dokumentacionin përkatës.
Në vijim të veprimeve hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 12 janar 2023, u bë arrestimi në flagrancë i pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes “Geni”, konkretisht:
E. Q., 31 vjeç, K. K., 30 vjeç, S. G., 65 vjeç, banues në Durrës dhe M. E., 50 vjeç, shtetas i huaj.
Këta shtetas janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat
paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”,
dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Po në vijim të veprimeve operacionale dhe hetimore, më datë 13 janar 2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të huaj, pjestarëve të ekuipazhit të anijes libiane “Abobakr 124”, e cila dyshohet se ka furnizuar me naftë të kontrabanduar anijen shqiptare, konkretisht shtetasit:
M. A., 48 vjeç, A. Z., 34 vjeç, A. A., 32 vjeç, S. N., 38 vjeç, M. M., 61 vjeç, E. K., 34 vjeç, I. A., 34 vjeç, A. H., 43 vjeç dhe A. B., 55 vjeç.
Këta shtetas janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.
Operacioni policor dhe veprimet hetimore kanë zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Gjatë operacionit u bllokuan 2 anijet dhe u arrestuan pjesëtarët e ekuipazheve të tyre.
Struktuarat hetimore, nën Drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Duhet theksuar fakti se gjatë këtij operacioni pati një koordinim dhe veprim të shkëlqyer mes strukturave të Policisë së Shtetit, GDF-së, Zyrës Ndërlidhëse italiane me qendër në Shqipëri dhe rojës bregdetare.
Ky operacion dhe operacionet e tjera të përbashkëta të zhvilluara më parë me partnerët italianë, tregojnë qartë besueshmërinë, profesionalizmin dhe bashkëpunimin mes strukturave policore të të dyja vendeve.
Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës.
Anija nga Libia “Marlin Lome” që furnizoi me rreth 50 mijë...
Një 21 vjeçar që tregonte gaz në Babrru është arrestuar pë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e some rret...
Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë një perso...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak min...
Shefi i Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati, ka folur në li...
50 mijë litra naftë kontrabandë janë sekuestruar në Portin...
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shefit të krimeve në...
Pllumb Shpati, 49 vjeç, shefi i Seksionit për Hetimin e Kr...
Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi...
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme...
Rusia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e ruses Svetlana T...
Është zbardhur akt-ekspertimi për dy ushtarakët që u s...
Detaje të reja janë zbardhur mbi konfliktin në fshatin...
GJKKO ka kthyer aktet për hetim në SPAK për ish-oficer...
Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fsha...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Pa...
Mëngjesin e sotëm një banesë në Fier është përfshirë n...
Kapiteneria e Portit Vlorë në orën 02:50 ka marrë njoftimi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...