Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin/ Tre persona të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shën...

Klodiana Lala në emisionin e saj “Në shënjestër” ka zbuluar identitetin e një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.
Bëhet fjalë për Armando Pacanin, personazhin të clin Klodiana Lala e zbërthen në emisionin e saj, për të cilin thotë se është “Most Wanted” në Brazil.
Në Shënjestër
Ajo e tij është historia e një personazhi, që jetën e kishte shkuar si një mantel, që shfaqej dhe zhdukej pa u vënë re, aq sa askush thuhet se nuk e kishte parë hijen e tij të lëvizte nëpër porte.
Një siluetë që kishte mbetur e tillë derisa një ditë prania e tij u tradhtua, nga ajo që mendohej se do të ishte kasaforta e sigurisë së çdo keqbërësi në botë.
Tradhtia që sot ka emrin e Sky Ecc, dhe që ashtu si shumë fantazma të tjera që jetën e tyre ia kishin dedikuar në fshehtësi pasurimit nëpërmjet drogës, duket se i dha fund edhe misterit të shqiptarit që hynte dhe dilte në portet detare në Evropë si të ishte në banesën e tij.
Dhe të kalonte nga aty si një zhongler i vërtetë, tonelata me kokainë nga Amerika e Jugut në drejtim të kontinentit të vjetër, duke u kthyer në blerësin më të madh të drogës në Evropë.
Një shqiptar që shpesh për aftësitë e tij interpretuese dhe mënyrën për tja mbathur pa lënë gjurmë, ishte kthyer në një sinonim të ankthit për organet ligjzbatuese.
Falë dhuntive të spikatura, si një magjistar i dorës së parë, ia kishte dalë të ‘thyente’ edhe trarët në portet më të sigurta në Evropë si ato në Gjermani dhe Hollandës, si një pritës i suksesshëm i sasive të mëdha të lëndëve të forta narkotike që me anije çanin oqeanin me destinacion fillestar portet e Brazilit.
Një personazh, të cilin prej vitesh autoritetet në vendin më të rëndësishëm amerikano-jugor, kishin nisur ta kërkonin kudo, por që mundën ta pikasin vendndodhjen e tij, vetëm në vitin 2023, në Dubai, strehën sot, ku fshihen shumë prej kriminelëve të botës.
Por kush është ky shqiptar, që sot po kërkohet me kaq shumë ngulm nga autoritetet e drejtësisë në Brazil?
Si doli emri i tij në dosjet e shtetit më të madh të Amerikës së Jugut, si një nga blerësit më të fuqishëm në Evropë të kokainës?
Dhe cila ishte organizata kriminale me të cilën ai bashkëpunoi, ku sot pasaporta e tij është më e kërkuara nga autoritetet ligjzbatuese në Brazil, aq sa për të ka edhe një kërkesë ekstradimi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, aty ku ai fshihet prej kohësh.
Sipas të dhënave të siguruara nga emisiioni ‘Në Shënjestër’, Armando Pacani, është në kërkim për gjykim nga autoritetet në Brazil, për të paktën dy ngarkesa të mëdha me kokainë, të cilat faktet flasin se ai i ka porositur dhe pritur po vetë në dy prej porteve kryesorë të Evropës.
Origjina e tij thuhet se është nga qyteti i Përmetit. Një qytet në juglindje të Shqipërisë, i njohur më së shumti për saksitë e luleve nëpër ballkone, sazet përmetare dhe qytetarinë e banorëve të tij, sesa për eksponentë të mundshëm kriminalë. Ai mendohet se u zhvendos në Tiranë me familjen në moshë të fare të vogël. Thuhet se babai i tij, Asqeriu, punonte si minator në minierën e Krrabës, në periferi të kryeqytetit, ndërsa nëna e tij, Shqiponja, në Kombinatin e Tekstileve ‘Stalin’ në Tiranë. Pas humbjes së babait në një aksident automobilistik aty nga mesi i viteve ’90, gjatë rrugës së kthimit nga Përmeti ku kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit; aksident ku humbi jetën edhe i nipi, Armando Pacani në moshë fare të re, ashtu si çdo shqiptar tjetër, me rritjen e tij, vendos të largohet nga Shqipëria dhe të nisë një jetë të re prej emigranti në Gjermani, nga ku të dhënat thonë se fillimisht për të u kujdes daja i tij.
Por me kalimin e viteve, ai nis punë dhe krijon një jetë të re, duke u martuar me një shtetase gjermane. Një jetë e cila deri në këtë moment duket se nuk kishte asgjë për t’u shënuar në rubrikën e përtej të zakonshmes së një emigranti. i cili kryen aktivitetin e tij ditor në një vend të huaj. Por ndërsa deri këtu ngjet se gjithçka shkon normalisht në jetën e tij të padukshme për sytë e opinionit publik, duket se nuk është kështu për ato të drejtësisë, e cila në vitin 2020 e lakon emrin e tashmë 40 vjeçarit si një ndër personazhet më të rëndësishëm të një organizate kriminale me qendër në Brazil, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe si një nga blerësit më të mëdhenj të drogës që kalonte Oqeanin Atlantik dhe më pas merrte rrugën drejt Evropës.
Por si doli në skenë emri i Armando Pacanit dhe cili ishte roli i tij në këtë organizatë?
Ai është ai në të vërtetë kaq i rëndësishëm në këtë sipërmarrje, aq sa sot Brazili t’i kërkojë me padurim Emirateve të Bashkuara Arabe, ekstradimin e tij?
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ Armando Pacani, edhe pse një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi të gjithë aktivitetin e tij kriminal e kishte zhvilluar jashtë territorit të shtetit amë, ishte po aq i panjohur fillimisht edhe për drejtësinë në Brazil.
Drejtësi e cila ra në gjurmët e emrit të tij vetëm pas zbulimit të një organizate kriminale, me bazë në shtetin amerikano-jugor.
Por që drejtues kishte një paraguajan, të quajtur Rodrigo Paredes Alvarenga, njeriu i cili shumë shpejt falë cilësive dhe nuhatjes së tij të zhdërvjellët kishte mundur të krijonte një perandori të vetën në tregun imobiliar, por që nuk kishte mundur t’i shpëtonte syrit të stërvitur të autoriteteve në Brazil, po jo vetëm.
Ata kishin kuptuar se pas kësaj pasurie fshihej një operacion i komplikuar i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku paratë e fituara nga kjo organizatë më pas investoheshin në shoqëri të kamufluara, të cilat i investonin në prona të patundshme, që kapnin vlerën e miliona eurove.
Alvarenga, koka e këtij grupi, që do të ishte një nga personat e ndaluar në kuadër të operacionit ‘Hinterland’, ndaj të cilit në marsin e vitit 2023, autoritetet gjyqësore në Porto Allegre në Brazil, ndërmorën për të masën e parandalimit me burg.
Dosja Braziliane
Nga hetimet e kryera rezulton se Rodrigo Paredes Alvarenga është i përfshirë në trafikun e kokainës në territorin brazilian, si edhe në dërgimin sistematik të këtyre dërgesave jashtë vendit, çka i siguronin këtij shtetasi si dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, fitime të konsiderueshme, të cilat më pas fshiheshin nëpërmjet mekanizmave të strukturuar dhe komplekse, që për qëllim kishin fshehjen e origjinës së burimit të të ardhurave nga aktiviteti i drogës.
Por përpara se të shkojmë te vetë personazhi i Alvarengas dhe lidhjes së tij me shqiptarin Armando Pacani, është me interes të mësohet përse drejtësia braziliane kishte në fokus pikërisht shënjestrimin e grupit të drejtuar prej tij dhe për ta kthyer këtë organizatë kriminale në një shembull, që duhej medoemos jo thjesht demaskuar por edhe ndëshkuar sa më shpejt.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shën...
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", ...
Mësohen detaje të reja mbi rastin e adoleshenteve në qytet...
Një vatër zjarri është përhapur në fshatin Iliras në Memal...
Janë shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar për plagosj...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në ambientin e jashtë...
Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet...
Një aksident i rëndë ndodhi këtë të hënë, rreth orës 11:00...
Policia e Lushnjës ka reaguar për rastin e një 43-vjeçari,...
Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivi...
Një shtetas 65-vjeçar është ndaluar sot nga forcat e Polic...
Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policis...
Një banesë në Bulqizë është përfshirë nga flakët. Për pas...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka folur për ...
Policia ka vënë në pranga 68-vjeçarin Xh. H., banues në fs...
Raportohet se fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë ng...
Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Berat-Dimal, si p...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin Çorrovodë-Hambull, në S...
Një banesë në fshatin Gajush të Lezhës, në rrugën e burgut...
Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për disa persona të përf...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...