“Automjeti nuk është armë!”/ Lamallari paralajmëron shoferët
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes...

Tetë zyrtarë të IVMT-së dhe ASHK-së, janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes pas 11 urdhrash ndalimi nga Prokuroria e Sarandës.
Arrestimet lidhen me çështjen e çelur më herët ndaj disa funksionarëve të lartë në këto institucione për rastet e ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil, favorizimeve kundrejt fitimit dhe shpërdorimit të detyrës.
Konkretisht zyrtarët akuzohen se në shkelje të ligjit kanë lejuar ndërtimin pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7 katësh (hotel) pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimin e këtij objekti.
Njoftimi i plotë i prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Kom.Pol.Sarandë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po kryen me intensitet të lartë veprimet proçeduriale në funksion të procedimit penal nr 37 te vitit 2024, regjistruar për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”; “ndertim i paligjshem” “shperdorim i detyres”, parashikuar përkatësisht nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248të Kodit Penal.
Si rezultat e veprimeve hetimore të deritanishme, janë përftuar dyshime të arsyeshme mbi ekzistencën e disa veprave penale kryer nga funksionare dhe ish funksionare të pushtetit Vendor, bashkia Sarandë.
Pas administrimit te provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë e mundur ekzekutimi i ndalimit të 8 prej tyre të identifikuar si më poshtë;
Ermen Stroka, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë, .
Erald Lika,me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë,
Ina Papa, me detyre specialiste ne Drejtorine vendore te Ashk Sarande
Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë,
Tonin Simoni, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë,
Oltion Durmishti, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë ,
Denis Balili, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë,
Manushaqe Saliko, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë
Nga policia gjyqësore vijon kerkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë.
Personat si mësipër në ushtrim të detyrave funksionale të tyre, kanë lejuar në shkelje të ligjit ndërtimin pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7 katësh (hotel) pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimin e këtij objekti.
Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.
Kujtojmë se dy vjet më parë janë vënë nën arrest ish-drejtues lokalë, topografë, drejtues të zyrës së urbanistikës dhe policisë ndërtimore në bashkinë e Sarandës. Një pjesë e ish funksionarëve për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhëra arresti që pritej të ekzekutoheshin sot, janë ende në kërkim ndërsa pritet të zbardhen e emrat e të arrestuarve.
Vetëm gjatë dy viteve të fundit në Sarandë janë ndaluar për akuza të ndryshme më shumë se 25 funksiorë dhe ish zyrtarë publik./CNA
Policia bën me dije se gjatë natës persona ende të pai...
Gjatë orëve të para të mëngjesit, policia italiane ka ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes ...
Detaje të reja kanë dalë arrestimi i kreut të ARRSH-së...
Prokuroria e Fierit kërkon ‘Arrest në burg’ për shtetasit ...
Pas tragjedisë të shumta ishin pyetjet, njëra ndër to krye...
13 zyrtarë në Sarandë kanë rënë në prangat e policisë këtë...
66-vjeçari Salvatore Coppola është ekzekutuar mbrëmjen e s...
Në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit ...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga sherri në Korçë, ku ...
Një sherr është regjistruar këtë të mërkurë rreth orës...
Gjykata e Apelit dha sot vendimin për Albert Zajën, të...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Rapor...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të m...
Realizohet ekstradimi i parë nga Dubai në Shqipëri, pas ma...
Policia ka arrestuar në Rinas 2 shtetas turq që tentuan të...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi gj...
Ditën e sotme do të kryhet ekstradimi i parë nga Dubai. M...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Shkodër ku u ...
Një sherr ka ndodhur në lagjen nr. 5 të Durrësit mbrëm...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...