web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident masiv në autostradë/ Përplasen 4 makina, rëndohet trafiku

4 Gusht 2023, 14:18, Kronika CNA

Aksident masiv në autostradë/ Përplasen 4 makina, rëndohet

Një aksident masiv është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Mësohet se 4 mjete janë përplasur në afërsi të Vorës. Dy prej mjeteve janë me targa të huaja, ndërsa dy të tjerat janë fouristrada.

Nga iformacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije shkaku i aksidentit, nga i cili fatmirësisht nuk raportohet të ketë të lënduar.

Nga përplasja janë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe radhë të gjata mjetesh.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve e rrethanave të aksidentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga