web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Sot afati i fundit për regjistrimin e partive

7 Maj 2026, 08:58, Kosova & Bota CNA

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Sot afati i fundit për

Ditën e sotme përfundon afati për regjistrimin e partive politike në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Në një deklaratë të bërë ditën e djeshme, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri me dije se deri në ato momente 18 parti kishin konfirmuar pjesëmarrjen, 4 të tjera mospjesëmarrjen, si dhe ishte regjistruar një koalicion i përbërë nga 2 parti politike.

 

Është duke vazhduar periudha për partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës për ta njoftuar KQZ-në për: pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve. Kjo periudhë ka filluar më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj. Deri më tani (e mërkurë, 6 maj 2026, ora 12:00) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 18 parti politike, mospjesëmarrje nga 4 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike”, tha Elezi.

 

Kosova shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi dështoi të zgjidhte Presidentin e Republikës./CNA





Lajmet e fundit nga