Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...

Autoritetet ruse pretendojnë se kanë rrëzuar 125 dronë ukrainas të dielën, gjë që pasqyron përpjekjet e rritura të Kievit për ta kthyer luftën mbi dyvjeçare e gjysmë drejt territorit rus. Ndërkohë, Ukraina raportoi për shumë të plagosur gjatë sulmeve ruse në dhjetë rajone të dielën.
Guvernatori i rajonit jugperëndimor të Rusisë, Belgorod, tha se një burrë është vrarë në qytetin Shebekino, pranë kufirit me Ukrainën.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë la të kuptohet se Ukraina po i përqendron sulmet brenda kufirit rus gjithnjë e më shumë, në rajonin e saj Volgograd, në lindje të rajonit Kursk, ku forcat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm në korrik.
Besohet se ato kanë kapur rreth 1.300 kilometra katrorë tokë ruse në Kursk.
Një nga sulmet në Volgograd u raportua pranë një depoje të madhe municioni në Kotluban, e cila ishte shënjestruar edhe në të kaluarën, por nuk është e qartë nëse ka pësuar ndonjë dëm.
Ndërkohë, ushtria e Ukrainës tha se mbrojtja e saj ajrore i ka rrëzuar 15 nga 22 dronë sulmues rusë mbi të paktën katër rajone të vendit gjatë natës dhe tha se pesë dronë të tjerë u zmbrapsën nga masa të tjera "kundërvepruese".
Kreu i administratës ushtarake të Ukrainës në rajonin jugor të Zaporizhjas, Ivan Fedorov, tha se ndërtesa të larta dhe shtëpi private u goditën gjatë natës dhe se "mund të ketë njerëz nën rrënoja."
Më vonë, ai tha se një grua u shpëtua nga rrënojat dhe u shtrua në spital. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha më vonë se 11 njerëz janë plagosur nga këto sulme.
Në Zaporizhja ka pasur dëme dhe të plagosur pothuajse cdo ditë rishtazi, si pasojë e sulmeve ajrore ruse. Në Zaporizhja ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i cili është nën pushtimin rus që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022.
Më 28 shtator, zyrtarët ukrainas thanë se gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Leonid Loboyko, u vra në një sulm rus ndaj automjetit të tij ndërsa po dorëzonte ndihma humanitare për banorët e një fshati në rajonin verilindor të Kharkivit.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se rreth një e katërta e 165 luftimeve gjatë 24 orëve të fundit ndodhën në rajonin përreth Pokrovskut, qyteti strategjik në vijën e frontit në rajonin lindor të Donjeckut, ku thuhet se Rusia ka çarë përpara në muajt e fundit.
Radio Evropa e Lirë nuk mund t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur raportimet e asnjërës palë mbi zhvillimet në fushëbetejë, apo viktimat në shumë zona të luftimeve më të ashpra./ Rel
Teksa amerikanët presin të zgjedhin Presidentin e ri të SH...
Autoritetet rumune shpallën gjendje alarmi të lartë për rr...
Ushtria izraelite tha të dielën se ka vrarë një tjetër zyr...
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një shpërthim ka ndod...
Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogram...
Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në sulm...
Fshati Basnjkë në veri të Kosovës mori rrugën e tij të par...
Këtë javë ndaj kryetarit demokrat të bashkisë së Nju Jorku...
Presidenti Joe Biden e quajti të shtunën sulmin izraelit q...
Pas një seance kaotike të parlamentit të landit, gjyqt...
Vrasja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për ...
Deputeti i CDU-së, Thadäus König u zgjodh kryetar i pa...
Kandidati republikan për president Donald Trump ka qenë ob...
Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia,...
Së paku 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën ...
Rusia i kreu dy sulme të shtunën kundër një spitali në raj...
I dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, M...
Lufta në Ukrainë ka hyrë në një periudhë kritike dhe Bashk...
Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat ndaj tr...
Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...