Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Ushtria izraelite tha të dielën se ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror, duke vazhduar t’i shkaktojë goditje të rënda shkatërruese grupit militant libanez, pasi të premten ia vrau liderin e kamotshëm, Hassan Nasrallah.
Ushtria izraelite tha se Nabil Kaouk, zëvendëskryetari i Këshillit Qendror të Hezbollahut, u vra të shtunën.
Hezbollahu nuk e ka komentuar lajmin ende, ndërsa nuk dihet se ku ndodhi sulmi.
Disa komandantë të lartë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet izraelite në javët e fundit, duke përfshirë anëtarët themelues të grupit që kishin shmangur vdekjen ose arrestimin për dekada dhe ishin të afërt me Nasrallahun. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ai është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Hezbollah ishte gjithashtu shënjestër e një sulmi të sofistikuar ndaj pajisjeve të tij të komunikimit, për të cilin u fajësua gjerësisht Izraeli.
Një valë sulmesh ajrore izraelite në pjesë të mëdha të Libanit ka vrarë të paktën 1.030 njerëz — përfshirë 156 gra dhe 87 fëmijë — në më pak se dy javë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.
Qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban për shkak të sulmeve të fundit.
Hezbollah ka vazhduar të hedhë raketa drejt veriut të Izraelit, por shumica e tyre janë shkatërruar ose kanë rënë në zona të hapura, duke shkaktuar pak viktima dhe dëme të vogla.
Kaouk ishte anëtar veteran i Hezbollahut prej viteve ‘80 dhe shërbeu si komandant ushtarak i Hezbollahut në jug të Libanit gjatë luftës së vitit 2006 me Izraelin. Ai shpesh shfaqej në media lokale, ku komentonte për zhvillimet politike dhe të sigurisë, dhe mbante fjalime në ceremonitë e varrimit të militantëve të lartë. Shtetet e Bashkuara kishin shpallur sanksione ndaj tij në vitin 2020. Hezbollah filloi ta sulmojë veriun e Izraelit me raketa dhe dronë pas sulmit që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili e nxiti luftën e Izraelit në Gazë.
Hezbollahu dhe Hamasi janë aleatë që e konsiderojnë veten pjesë të një “Boshti të Rezistencës” të mbështetur nga Irani kundër Izraelit.
Izraeli i është përgjigjur Hezbollahut me valë sulmesh ajrore, dhe konflikti është rritur gradualisht deri në prag të një lufte të përgjithshme, duke ngjallur frikën e një lufte të përgjithshme në rajon.
Izraeli thotë se është i vendosur t’i kthejë rreth 60.000 qytetarë izraelitë në komunitetet në veri që u evakuuan gati një vit më parë.
Hezbollah ka thënë se do t’i ndalë sulmet raketore vetëm nëse do të ketë një armëpushim në Gaza,. Por, arritja e një armëpushimi në Gazë duket e vështirë, pavarësisht negociatave indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti./ Rel
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një shpërthim ka ndod...
Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogram...
Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në sulm...
Fshati Basnjkë në veri të Kosovës mori rrugën e tij të par...
Këtë javë ndaj kryetarit demokrat të bashkisë së Nju Jorku...
Presidenti Joe Biden e quajti të shtunën sulmin izraelit q...
Pas një seance kaotike të parlamentit të landit, gjyqt...
Vrasja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për ...
Deputeti i CDU-së, Thadäus König u zgjodh kryetar i pa...
Kandidati republikan për president Donald Trump ka qenë ob...
Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia,...
Së paku 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën ...
Rusia i kreu dy sulme të shtunën kundër një spitali në raj...
I dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, M...
Lufta në Ukrainë ka hyrë në një periudhë kritike dhe Bashk...
Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat ndaj tr...
Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridë...
Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet e Bashku...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Nju Jork m...
Të paktën 44 njerëz kanë humbur jetën pasi “Uragani Helene...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...