web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë?/ Shërbimi Sekret nis hetimet

5 Prill 2026, 15:56, Kosova & Bota CNA

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së

Shërbimi Sekret i SHBA-së ka deklaruar ditën e sotme se po hetonte raportet për të shtëna me armë gjatë natës pranë Parkut Lafayette, i cili ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtarë nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe asnjë i dyshuar nuk u gjet pas një kontrolli të parkut dhe zonës përreth pas mesnatës.

Presidenti Donald Trump po e kalonte fundjavën në Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk ka bërë ende asnjë mbi incidentin. Operacionet e Shtëpisë së Bardhë mbetën normale, por siguria në zonë u rrit, sipas Shërbimit Sekret.

Parku Lafayette ka qenë i rrethuar me gardh për javë të tëra rinovimesh. /CNA





Lajmet e fundit nga