web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesha e Pashkës Katolike në Vatikan/ Papa Leo XIV: Shpresë kundër luftës që vret e shkatërron

5 Prill 2026, 12:27, Kosova & Bota CNA

Mesha e Pashkës Katolike në Vatikan/ Papa Leo XIV: Shpresë

Papa Leo XIV drejtoi Meshën e tij të parë të Pashkëve që prej fronëzimit të tij më 8 maj të vitit të kaluar. 

Papa iu drejtua besimtarëve nga një altar i hapur në Sheshin e Shën Pjetrit  në Vatikan, i rrethuar me trëndafila të bardhë, ndërsa shkallët që të çonin poshtë në sheshin ku mblidheshin besimtarët ishin të mbushura me bimë shumëvjeçare pranverore, duke dhënë simbolikisht me mesazhin e shpresës së papës.

Në Meshën e Pashkës, Papa bëri edhe thirrjen e madhe për paqe, ndërsa konfliktet përhapen në të gjithë botën.

"Shpresë kundër dhunës së luftës që vret dhe shkatërron. Kemi nevojë për këtë këngë shprese sot",-tha Papa.

Në predikimin e tij të Pashkëve, Papa veçoi ata që bëjnë luftë, se abuzojnë me të dobëtit dhe u japin përparësi fitimeve./CNA 





Lajmet e fundit nga