Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën...

Prokurorët në Kosovë kanë kërkuar të dielën dërgimin në paraburgim të një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), i cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimin për krime të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ’99.
Arrestimi i të dyshuarit të shtunën, i identifikuar vetëm me inicialet A.D., nxiti reagim nga Serbia, e cila e cilësoi si të nxitur “politikisht” ndalimin e tij në Kosovë.
Gjykata Themelore në Prishtinë duhet të vendosë tani për kërkesën e prokurorëve.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha të dielën në një njoftim për media se i dyshuari ishte pjesëtar i MUP-it serb në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut në kohën kur dyshohet se kishte kryer krimet në mars të vitit 1999 në shatin Ivajë dhe fshatrat përreth të qytetit jugor të Kosovës.
Ai dyshohet se “në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan”.
Gjithashtu, ai dyshohet për rrahjen dhe torturimin “në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike” dhe shkaktimin e “lëndimeve të rënda trupore” të 13 civilëve gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor në Kaçanik.
Këta civilë ishin në mesin e 91 meshkuj që forcat serbe i kishin ndarë prej rreth 400 burrave, grave, pleqve e fëmijëve të grumbulluar për t’u dërguar në stacionin policor në Kaçanik, sipas Prokurorisë.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tha të shtunën në një reagim se i arrestuari është polic në pension nga një fshat i Prizrenit dhe se ndalimi i tij ishte i nxitur “politikisht".
"Prishtina vazhdon të përndjekë popullin serb nga Kosova, siç dëshmohet nga arrestimi i sotëm i A.D. nga fshati Grnçarë në rajonin e Pomoravës së Kosovës, një ish-polic i pensionuar, 26 vjet pas konfliktit", thuhet në reagim.
Arrestimi i tij vjen pak javë pasi një gjykatë në Prishtinë i dënoi me burgim dy ish-pjesëtarët të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.
Gjykata në Prishtinë i dënoi më 18 mars Zoran Kostiqit me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Milloviqin me 7 vjet burgim gjatë një seance javën e kaluar.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, shumica shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./rel
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën...
Lëvizje të forcave dhe stoqeve të konsiderueshme të raketa...
Papa Leo XIV drejtoi Meshën e tij të parë të Pashkëve që p...
Irani njoftoi se anijet irakiane mund të kalojnë lirisht n...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se një...
Shtetet e Bashkuara kanë shpëtuar pilotin, avioni luftarak...
Vetëm në 48 orët e para pas shpërthimit të luftës në Lindj...
Sipas një analize të re të publikuar në mediat amerikane, ...
Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh për qytetarët e Kosovës, ...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, priti këtë të shtun...
Dhjetëra emigrantë janë shpëtuar nga një platformë e brakt...
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi sot në një p...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i dorëzoi zyrtarisht d...
OKB-ja raportoi një rritje të dytë mujore të çmimeve globa...
Një pikë kalimi kufitar që lidh Irakun me Iranin është shë...
Një anije në pronësi të CMA CGM të Francës është bërë anij...
Marshimet tradicionale të Pashkëve po mbahen në të gjithë ...
Një sulm ajror ka ndodhur pranë perimetrit të centralit bë...
Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet të shtunë...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përfund...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Policia e Vaut të Dejës ka parandaluar një ngjarje krimina...
Një plagosje me sëpatë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Pranë arkivolit të ish-udhëheqësit suprem të vrarë iranian...
Tre persona u plagosën nga një sulmues i armatosur me thik...
Autoritetet në Australi po hetojnë origjinën e sferave të ...
Nën llambadarët vezullues në një sallë vallëzimi neoklasik...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...