“Kur u përmenda kishte trupa përreth meje”/ I mbijetuari nga rrëzimi i avionit në Indi rrëfen momentet e tmerrit
Vishwash Kumar Ramesh është personi që i mbijetoi rrëzimin...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën e administratës të presidentit amerikan, Donald Trump, për të pranuar shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në SHBA.
“Menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump është dërguar një kërkesë për shtetasit maqedonas që qëndrojnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, nëse konstatohet një status i tillë. Duke pasur parasysh se ata janë shtetas maqedonas, Qeveria ka pranuar kërkesën për pranimin e tyre në rast të dëbimit mbi këtë bazë”, u tha në përgjigjen e Qeverisë maqedonase dërguar Radios Evropa e Lirë.
Por, Qeveria maqedonase nuk ka konfirmuar se është në bisedime me SHBA-në për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta.
“Si Qeveri, jemi në qëndrimin që veçse iu thamë dhe përgjigja i referohet informacioneve që kemi si institucione”.
Për dallim nga Maqedonia e Veriut, Kosova më 11 qershor, ka miratuar vendimin që të strehojë përkohësisht deri në 50 qytetarë nga vendet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-në.
Të enjten, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”.
Përveç Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi ka mohuar se ka pasur diskutime me SHBA-në lidhur me strehimin e përkohshëm të njerëzve nga vende të treta. Ndërkaq, edhe Serbia deri më tani nuk ka konfirmuar se do të pranojë shtetas të vendeve të treta.
Më 6 qershor, Departamenti amerikan i Shtetit, kishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë të SHBA-së për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.
DASH-i tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv si dhe për sigurinë kombëtare.
Kjo deklaratë e DASH-i u bë një ditë pasi Reuters, duke cituar median Bloomberg Neës, raportoi se administrata Trump po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.
Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës Trump të tërheqë statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra migrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua, që jetojnë në SHBA, duke forcuar kështu përpjekjet e presidentit republikan për shtimin e dëbimeve.
Sipas Bloomberg-ut, administrata Trump po kërkon destinacione të mundshme për migrantët që mund të dëbohen si rezultat i këtij vendimi./ Rel
Vishwash Kumar Ramesh është personi që i mbijetoi rrëzimin...
Ukraina dhe Rusia konfirmuan të enjten një shkëmbim të ri ...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, mbërriti në...
Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea në Ishullin e...
Ramesh Vishwaskumar Bucharvada, i cili ishte midis 242 per...
Përpjekjet për të frenuar numrin e vizitorëve kanë bërë bu...
Vendet e BE-së të enjten dhanë miratimin përfundimtar për ...
Gjithnjë e më shumë njerëz po e lenë vendlindjen për shkak...
Të paktën 30 persona humbën jetën nga rrëzimi i avionit Ai...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Një aeroplan është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, ...
Në Graz të Austrisë u vranë në një shkollë të paktën 10 pe...
Stafi jothelbësor i ambasadës amerikane dhe personat në va...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë viz...
Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje me Bashkim...
Debati evropian mbi aksesin e minorenëve në rrjetet e medi...
Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për zgjid...
Kosova vendosi t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së admi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është arri...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar ndalimin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...