Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 të vdekur
Të paktën 30 persona humbën jetën nga rrëzimi i avionit Ai...

Gjithnjë e më shumë njerëz po e lenë vendlindjen për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Në të njëjtën kohë, fondet për t'i ndihmuar ata po bëhen gjithnjë e më të pakta. Ky është vlerësimi i zymtë i një raporti të ri nga Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Në fund të prillit, kishte më shumë se 122 milionë gra, burra dhe fëmijë të zhvendosur me forcë në të gjithë botën - dy milionë më shumë se vitin e kaluar.
Sipas raportit, numri i personave të zhvendosur është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit. Ndërkohë që burimet financiare në dispozicion të UNHCR-së janë në të njëjtin nivel si në vitin 2015, sipas Filippo Grandit, Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. "Po përjetojmë një rënie dramatike të burimeve", thotë ai. Kjo pjesërisht për shkak të ngrirjes së kontributeve të SHBA-së, por edhe sepse vendet e tjera po kontribuojnë më pak. "Pra, kemi më pak para dhe shumë më tepër njerëz për të ndihmuar në situata shumë komplekse", thekson Grandi.
Lufta zhvendos 14 milionë njerëz në Sudan
Një vendet më të prekura është Sudani. Lufta brutale ka detyruar të marrin arratinë gati 14 milionë njerëz. Mbi një milion refugjatë - kryesisht nga Sudani fqinj, janë në Etiopi. Por për sudanezët që kanë ikur në Etiopi, UNHCR-ja tani ka vetëm gjysmën e fondeve, krahasuar me vitin 2024. Kreu i UNHCR, Grandi, shpjegon situatën. "Për shembull, na u desh të ndalonim të gjithë ndihmën për gratë e përdhunuara në këto luftëra - sepse programi financohej kryesisht nga SHBA-ja. Kemi fëmijë të kequshqyer, trajtimi i të cilëve në spitale dhe kampe refugjatësh duhet të reduktohet në minimum në mënyrë që të krijohet shpejt vend për edhe më shumë fëmijë të kequshqyer që kanë nevojë për kujdes ekstrem."
Situatë e vështirë edhe në Afganistan e Ukrainë
Sipas raportit të fundit të UNHCR-së, Sudani është vendi me krizën më të rëndë të refugjatëve në botë. Vatra të tjera të nxehta krize përfshijnë Afganistanin, me më shumë se 10 milionë të zhvendosur, dhe Ukrainën, me gati 9 milionë persona të zhvendosur. UNHCR përfshin në raport gjithashtu edhe njerëzit që janë të zhvendosur brenda vendit të tyre. Ata përfaqësojnë shumicën: Numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur me mbi gjashtë milionë, sipas raportit. Shumica dërrmuese e refugjatëve - siç e konfirmon edhe një herë raporti i ri - nuk jetojnë në rajone të pasura si Europa, por në vende të varfra si Etiopia, e cila strehon 73 për qind të refugjatëve krahasuar me vende të tjera në botë.
"Por në vendet e pasura gjithmonë ekziston perceptimi se të gjithë duan të shkojnë atje - se po vjen një invazion i pakontrollueshëm i refugjatëve. Ky perceptim kultivohet me kujdes nga njerëz të caktuar në establishmentin politik që e përdorin atë për të fituar zgjedhjet", shprehet Filippo Grandi.
Sipas një analize të kohëve të fundit nga organizata Oxfam, shtetet e G7-ës, vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore, pritet të ulin shpenzimet për ndihmën zhvillimore me 28 për qind deri në vitin 2026. Përtej anës morale, këto vendime politike janë gjithashtu "shumë dritëshkurtra" në interesin vetjak kombëtar, thotë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Grandi. Sepse mungesa e ndihmës në fund të fundit do t'i shtyjë njerëzit të ikin drejt Europës.
"Europa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë", tha Grandi. "Nëse tani na duhet të përgjysmojmë ndihmën humanitare, siç po ndodh, kjo do të çojë në lëvizje migrimi. 250,000 sudanezë janë aktualisht në Libi sepse nuk mund të marrin më ndihmë në Sudan ose në vendet fqinje. Dhe të gjithë e dimë: të shkosh në Libi do të thotë të ecësh përpara - drejt Europës."/ DW
Të paktën 30 persona humbën jetën nga rrëzimi i avionit Ai...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Një aeroplan është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, ...
Në Graz të Austrisë u vranë në një shkollë të paktën 10 pe...
Stafi jothelbësor i ambasadës amerikane dhe personat në va...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë viz...
Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje me Bashkim...
Debati evropian mbi aksesin e minorenëve në rrjetet e medi...
Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për zgjid...
Kosova vendosi t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së admi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është arri...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar ndalimin ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arresti...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka më pak besim ...
Pak ditë më parë administrata e Presidentit Donald Trump i...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Ukrainën s...
Dy vjet pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme e vendosur pë...
Sulmi ndaj senatorit Miguel Uribe në Kolumbi është komentu...
Një gjykatë e posaçme në Greqi anuloi vendet në Parlament ...
Ukraina tha se ka riatdhesuar më shumë se 1.200 trupa të u...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...