Vodhën rreth 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale/ Në pranga tri zyrtaret e Postës Shqiptare
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...

Shtetet e Bashkuara po ngrinë të gjitha vendimet për azil, thanë zyrtarët të premten, teksa presidenti Donald Trump po ashpërson qëndrimin e tij kundër emigrantëve pasi një shtetas afgan dyshohet se qëlloi me armë zjarri dy anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington më herët gjatë javës.
Sulmi i së mërkurës ndaj ushtarëve – njëri nga të cilët vdiq nga plagët e marra - ka nxitur një shtypje të re ndaj të huajve në SHBA, me Trump-in që është zotuar se do të pezullojë emigrimin nga “vendet e botës së tretë”.
Joseph Edlow, drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së (USCIS), tha se agjencia e tij ka “ndalur të gjitha vendimet për azil derisa të sigurohemi që çdo i huaj të kontrollohet dhe verifikohet në nivelin maksimal të mundshëm”.
Ky vendim erdhi pas njoftimit të Trump-it vonë të enjten për planet për të “pezulluar në mënyrë të përhershme emigrimin nga të gjitha vendet e botës së tretë për t’i lejuar sistemit amerikan të rikuperohet plotësisht”.
I pyetur se cilat kombësi do të preken, Departamenti i Sigurisë Kombëtare i tregoi agjencisë AFP një listë me 19 vende – përfshirë Afganistanin, Kubën, Haitin, Iranin dhe Mianmarin – që përballen me kufizime të udhëtimit në SHBA që nga qershori.
Ndërkaq, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha të premten se SHBA-ja kishte ndalur përkohësisht lëshimin e vizave për të gjithë individët që udhëtojnë me pasaporta afgane.
“SHBA-ja nuk ka asnjë prioritet më të lartë sesa mbrojtjen e vendit tonë dhe njerëzve tanë”, theksoi ai.
Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, i cili dyshohet se hapi zjarr ndaj pjesëtarëve të Gardës Kombëtare vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, kishte qenë pjesë e një “force partnere” të mbështetur nga CIA që luftonte talebanët në Afganistan.
Ai hyri në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një programi të zhvendosjes pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Afganistani në vitin 2021.
Jeanine Pirro, prokurorja amerikane për Uashingtonin, tha të premten se Lakanwal do të akuzohet për vrasje lidhur me sulmin.
Sarah Beckstrom, anëtarja 20-vjeçare e Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore, e cila ishte dislokuar në kryeqytetin amerikan si pjesë e asaj që Trump e quajti një goditje kundër krimit, ndërroi jetë nga plagët e marra.
Ushtari i dytë i plagosur, 24-vjeçari Andrew Wolfe, ishte “duke luftuar për jetën e tij”, tha Pirro në programin "Fox & Friends" të "Fox News".
Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, ka premtuar se do të kërkojë dënimin me vdekje ndaj Lakanwalit, duke e përshkruar atë si një “përbindësh”./ Rel
Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën, mbylli hapësirën...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të premte s...
Papa Leo XIV, gjatë vizitës së tij në Turqi u takua me udh...
Mbreti Charles do të jetë pjesë e një programi special te...
Shpërthime të fuqishme dhe të ndodhura pothuajse në të një...
Kompania ruse e neuroteknologjisë Neiry ka kryer teste flu...
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovës ka njoftuar se që nga...
Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit...
Forcat e armatosura ruse kanë kryer një provë rakete balis...
Rusia shtoi sot organizatën joqeveritare Human Rights Watc...
FBI ka sekuestruar një supermakinë të rrallë, me vlerë shu...
Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriz...
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka mbë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se she...
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka bërë me dije se 3.7...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga një sulm izrael...
Ministri rumun i mbrojtjes, Ionut Mosteanu, dha dorëheqjen...
Ka shkuar në 128 persona numri i personave që kanë humbur ...
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe...
Shtetet e Bashkuara “shumë shpejt” do të ndërmarrin veprim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...