Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Irani po përgatitet të nisë "së shpejti" një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane. Zyrtari gjithashtu paralajmëroi për "pasoja të rënda" nëse sulmi ndodh. Njoftimi u bë i ditur pasi ushtria izraelite filloi, siç tha, një operacion të kufizuar tokësor kundër grupit Hezbollah, në Liban. Izraeli paralajmëroi banorët që të largoheshin nga disa dhjetëra fshatra kufitare të Libanit me Izraelin.
Irani do të përballet me pasoja të rënda nëse kryen një sulm me raketa balistike, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë duke folur për shtypin amerikan në kushte anonimiteti.
Zyrtari tha se Teherani duket se po përgatitet të fillojë në çdo moment, një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit.
Media shtetërore e Iranit nuk ka njoftuar për ndonjë sulm të afërt. Zyrtarët iranianë nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për një koment.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se ushtria është e gatshme të mbrohet dhe shtoi se Izraeli dhe aleatët e tij janë në një gjendje të lartë gatishmërie dhe çdo sulm nga Irani do të kishte pasoja.
Disa orë para këtij njoftimi zoti Hagari tha se ushtria izraelite kishte filluar një operacion të pjesshëm tokësor në disa fshatra kufitare libaneze. Qëllimi i operacionit është të goditen zonat e kontrolluara nga grupi militant Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit. Grupi Hezbollah është shpallur si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
"Hezbollahu i ktheu fshatrat libaneze pranë fshatrave izraelite në baza ushtarake, nga ku mund të kryejë sulme ndaj Izraelit. Hezbollahu ishte përgatitur t'i përdorte ato si terrene për një sulm të llojit të 7 tetorit, në shtëpitë izraelite", tha Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite
Përshkallëzimi i situatës ka alarmuar disa shtete për rrezikun e shpërthimit të një lufte të gjërë.
Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy tha të martën se çmimi i një lufte rajonale do të ishte "i madh"
"Ne po flasim me kolegët dhe homologët iranianë. Askush nga ne nuk dëshiron të shohë një luftë rajonale. Çmimi do të ishte i madh për Lindjen e Mesme dhe do të kishte ndikim edhe në ekonominë globale”, tha kryediplomati britanik Lammy.
Ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant e pranoi se ditët në vijim nuk do të jenë të lehta.
"Ne kemi ditë të rënda përpara nesh, ditë sfiduese dhe mendoj se kemi dërguar njerëz atje të cilëve mund t'u besojmë", tha ministri Gallant.
Të dyja palët kanë vazhduar edhe sulmet ajrore ndaj njëra tjetrës.
Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një nga autostradat kryesore në lindje të Tel Avivit, tha policia të martën duke shtuar se tre persona janë lënduar.
Në anën tjetër, shpërthime të mëdha të njëpasnjëshme u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin libanez pak pas mesnatës të së hënës ndërsa ushtria izraelite kreu sulme në periferitë jugore të qytetit. Disa shtete kanë filluar largimin e shtetasve të tyre nga Libani.
Në një plazh në Bejrut, një grua libaneze e zhvendosur dhe vajza e saj katërvjeçare kanë gjetur strehë nën tenda të improvizuara, duke ikur nga bombardimet izraelite.
Njerëzit po vdesin dhe po shkatërrohen, fëmijët po bëhen copë”, thotë libanezja e zhvendosur Zeina Nazha.
Ndërkaq, banorët izraelitë të qytetit kufitar Kiryat Shmona mirëpritën të martën operacionin tokësor në Libanin jugor, duke shpresuar se ai do t'i lejojë ata të kthehen në shtëpitë e tyre. Ka kaluar pothuajse 1 vit prej largimit të tyre të detyruar ppër shksk të sulmeve me raketa të grupit Hezbollah.
"Kjo është pikërisht ajo që ne donim, ndoshta pak vonë, por më mirë vonë se kurrë", thotë banori i qytetit Kiryat Shmona, Omri Gigi.
Izraeli i ka dhënë goditje të rëndë grupit Hezbollah, grupit më të fuqishëm në Lindjen e Mesme që ka mbështetjen e Iranit, duke vrarë drejtuesin e tij Hassan Nasrallah në Bejrut javën e kaluar. Libani ka njoftuar për mbi 1000 të vrarë përgjatë bombardimeve disa ditore izraelite/ VOA
Numri i viktimave si pasojë e uraganit ‘Helene’ në shtetet...
Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë në jugun e Greqisë ka...
Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, referu...
Vendimi i Gjermanisë për të rikthyer kontrollet kufitare p...
Kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte, merr sot detyrën si kreu i...
Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur zo...
Trupat izraelite kanë hyrë në Liban, në atë që ushtria izr...
Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, më 1 tetor merr u...
Tre persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën pasi nj...
Çmimet e karburantit vazhduan të jenë të qëndrueshme të hë...
Gjermania evakuoi nga Libani stafin joesencial të ambasadë...
Irani tha se nuk do të dërgojë forca në Liban ose në Rripi...
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjest...
Një pallat u godit në qendër të qytetit të Bejrutit gjatë ...
Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj ...
Ushtria amerikane tha të dielën se 37 militantë, të lidhur...
Izraeli njoftoi se kishte bombarduar objektivat e grupeve ...
Ndërsa udhëheqësit botërorë marrin pjesë në takimin e Asam...
Miçigani është një nga shtetet e pavendosura të rëndësishm...
Shirat masive nga uragani i fuqishëm Helene kanë lënë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...