web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta në Maqedoninë e Veriut/ Qindra studentë shqiptarë zbarkojnë në shesh

6 Prill 2026, 13:00, Kosova & Bota CNA

Protesta në Maqedoninë e Veriut/ Qindra studentë shqiptarë

Qindra studentë janë mbledhur sot para Urës së Gurit në Shkup për të protestuar kundër pamundësisë për të dhënë provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe, krahas asaj maqedonase.

Marshi i studentëve do të vazhdojë drejt Ministrisë së Drejtësisë, institucion që, sipas tyre, nuk ua mundëson të drejtën për të zgjedhur gjuhën e provimit.

Studentët theksuan se kjo çështje nuk është vetëm “lufta” e tyre personale, por një përpjekje më e gjerë për mbrojtjen e gjuhës shqipe në arsimin e lartë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga