Ndahet nga jeta Dick Cheney, ish-zëvendëspresidenti amerikan dhe arkitekt i luftës në Irak
Dick Cheney, një nga zëvendëspresidentët më me ndikim dhe ...

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, të cilët dyshoheshin për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës, iu konfirmua Radios Evropa e Lirë më 4 nëntor.
Arsyeja për pezullimin e hetimit, siç iu tha REL-it, është se “nuk ka prova të mjaftueshme që të dyshuarit kanë kryer vepër penale”.
Vendimi për pezullimin e hetimit do të thotë se nuk do të ngrihet asnjë aktakuzë.
Ai vjen disa ditë pasi Dodik dhe partnerët e tij politikë e biznesorë u hoqën nga lista e zezë e Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Lënda u krijua në fillim të vitit, pasi Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi disa ligje që ndalonin funksionimin e institucioneve shtetërore gjyqësore dhe policore në territorin e këtij entiteti, e të cilat Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës i shpalli jokushtetuese.
Zyra e Prokurorit tha atëkohë se ka arsye për të dyshuar se tre zyrtarët më të lartë të entitetit serb të Bosnjës kanë organizuar një përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues të shtetit.
Hetimi ishte në qendër të vëmendjes së publikut për muaj të tërë.
Ngjarja kulmoi në mars të këtij viti, kur Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës, për shkak të mosreagimit të tyre ndaj thirrjeve për t’u marrë në pyetje, urdhëroi ndalimin e tyre dhe lëshoi një urdhër-arresti.
Ai ishte i vlefshëm që nga 17 marsi dhe të gjitha agjencitë policore në Bosnj- dhe Hercegovinë kishin urdhër për ndalimin e tyre.
Dodik shkoi vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnj- dhe Hercegovinës më 4 korrik, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.
Ai u mor në pyetje si i dyshuar në hetime.
Në atë seancë, Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës mori vendim për heqjen e paraburgimit, me kushtin që ai të paraqitej periodikisht tek organet kompetente të policisë.
Kodi Penal i Bosnjë dhe Hercegovinës parashikon dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalesë të mbajtjes së posteve publike për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.
Dodik-ut, ndërkohë, iu mor zyrtarisht mandati si president i Republikës Sërpska, pasi u dënua me një vit burg dhe me një ndalesë gjashtëvjeçare të mbajtjes së posteve politike publike.
Radovan Vishkoviq dha dorëheqje si kryeministër i Republikës Sërpska, ndërsa Nenad Stevandiq vazhdon të shërbejë si kryetar i Kuvendit të entitetit./REL
Dick Cheney, një nga zëvendëspresidentët më me ndikim dhe ...
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për mand...
Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zo...
Tre alpinistë, përfshirë një shtetas francez dhe dy nepale...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbështetur Andrew C...
Plot 65 nga 81 vendet e kryetarëve të komunave në Maqedoni...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklara...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) i ka thënë të hënën Radi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë plane për të krye...
Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla ka...
Ukraina ka marrë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore Patr...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uells ku një foshnjë 9-m...
Raportuesi në Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do ta kish...
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor kanë vrarë dy per...
Ministri i Mbrojtjes në Belgjikë, Theo Francken ka njoftua...
Hapësira ajrore amerikane mund të mbyllet nëse konsiderohe...
Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacio...
Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter ka goditur p...
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, tha se ka nisur “...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...