Presidentja Osmani nderohet me Medaljen për Shërbim Besnik dhe Meritor ndaj Atdheut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nderohet me Medaljen ...

Agjencia Europiane e Policisë [EUROPOL] bëri të ditur se pas një operacioni të gjerë në fund të muajit maj, ka hequr nga interneti mbi 2.000 linqe që përmbanin propagandë xhihadiste dhe ekstremiste të djathtë, e cila kishte për synim të shënjestronte të miturit.
Në këtë aksion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Malta, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Spanja, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.
Ky aksion i Agjencisë policore të Bashkimit Europian vjen vetëm disa javë pasi EUROPOL-i krijoi një grup të ri operacional të punës, të dedikuar për luftimin e praktikës gjithnjë e më të përhapur të rekrutimit të të miturve në krim të organizuar dhe të rëndë.
“Grupet terroriste gjithnjë e më shpesh i synojnë të rinjtë, duke shfrytëzuar dobësitë e tyre, por edhe aftësinë e tyre për të përdorur mjete digjitale, për të përhapur ide të dhunshme dhe ekstremiste”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine de Bolle.
“Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi nga rrjetet kriminale është një nga prioritetet tona kryesore”, theksoi ajo.
Në raport përmenden taktika shqetësuese të reja të grupeve ekstremiste, të cilat përdorin inteligjencën artificiale (AI) për të krijuar tekste, imazhe dhe video me qëllim që të afrohen te publiku i ri.
Sipas EUROPOL-it, propaganda shpesh përfshin: kombinime të imazheve të fëmijëve me mesazhe ekstremiste, përmbajtje në formë memesh dhe video të shkurtra me elemente nga lojërat kompjuterike, glorifikim të të miturve që kanë marrë pjesë në sulme terroriste – ku djemtë paraqiten si “luftëtarë” dhe “shpresa e shoqërisë”, ndërsa vajzat si mbështetëse të luftëtarëve të ardhshëm.
Veçanërisht shqetësues është trendi i përdorimit të narrativës së viktimës, ku përmes imazheve të fëmijëve të plagosur apo të vrarë në zonat e luftës, nxitet identifikimi emocional dhe ndjenja e nevojës për hakmarrje, thekson EUROPOL-i.
"Qendra Europiane për Luftën kundër Terrorizmit në kuadër të EUROPOL-it (ECTC) vazhdon t'i mbështesë vendet anëtare në parandalimin dhe hetimin e përhapjes së përmbajtjes terroriste në internet, me qëllim krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt për qytetarët e BE-së", thuhet mes tjerash në deklaratë./ Rel
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nderohet me Medaljen ...
Zyrtarët e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara kanë ndrysh...
Koalicioni qeverisës në Holandë u rrëzua të martën pasi Ge...
Radhë të gjata turistësh mund të shihen duke gjarpëruar po...
Ukraina është ftuar në samitin e ardhshëm të NATO-s në Hag...
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Turqinë dhe R...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia plani...
Me një strategji të re për mbrojtjen Britania e Madhe syno...
Kryeminsitri i Polonisë, Donald Tusk tha se do të thërrasë...
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se sulmi në Boul...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi të hë...
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklar...
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ...
Ish-ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, u...
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi në Boulder, Kolorado, k...
Më shumë se 40 përqind e Evropës po përballet aktualisht m...
Rusia dhe Ukraina e kanë përfunduar rundin e dytë të negoc...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Vilni...
Vullkani i malit Etna në Itali shpërtheu sot, duke krijuar...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën se sh...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...