Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Në epokën maoiste , Partia Komuniste Kineze përdorte dosje që përmbanin informacione për prejardhjen familjare, arsimimin, aktivitetet politike dhe historinë e punës së secilit qytetar. Ato informacione do të përcaktonin edhe trajtimin e tyre nga shteti.
Për kritikët e qeverisë, sistemi “dang’an” ishte sipas fjalëve të Tsering Uoeser, një poeti tibetian, të ngjashëm me ”si një përbindësh i padukshëm që të ndjek”. Në librin e tyre “Shteti i mbikëqyrjes”, gazetarët e “The Wall Street Journal”, Xhosh Çin dhe Liza Lin përshkruajnë zëvendësimin e “dang’an’ me një sistem monitorimi më gjithëpërfshirës dhe shumë më të fuqishëm.
Ky sistem i ri, ka e lehtësuar shtypjen në masë të popullsisë, si dhe abuzimet me të drejtat e njeriut. Por në të njëjtën kohë, argumentojnë autorët, ai ka përmirësuar jetën e disave. Bumi i teknologjisë së vëzhgimit, nga kamerat e njohjes së fytyrës deri tek monitorimi i mediave sociale, i ka dhënë shtetit kinez më shumë informacione se kurrë më parë mbi jetën e qytetarëve.
Për grupet që partia i sheh si të dyshuar, siç janë ujgurët, ky sistem është shumë shtypës. Libri hapet dhe mbyllet me dëshminë e tmerrshme të Tahir Hamut Izgil, një poet ujgur, gjaku, zëri, retina e syrit dhe fytyra e të cilit u kataloguan nga policia kineze, ndërsa miqtë e tij u zhdukën në një kamp pune.
Ai përshkruan në detaje rrjetin fizik të mbikqyrjes që u përhap rreth tij dhe bashkëshortes në Urumqi, kryeqyteti i Xinjiang vitin në 2017:grupe kamerash “të ngjitura si barna keqdashëse" pas llambarëve; dhe polici e armatosur me smartfonë që shërbenin si skaner.
Por ndërsa teknologjia e vëzhgimit përdoret për të terrorizuar njerëzit në perëndimin e largët të Kinës, në bregun lindor nga ajo kanë përfituar disa të tjerët. Në Hangzhu, qyteti i origjinës së Alibaba, një prej gjigantëve të teknologjisë kineze, projekti “City Brain” i kësaj kompanisë e revolucionarizoi kontrollin e trafikut.
Alibaba zhvilloi një sistem të Inteligjencës Artificiale, i cili mund të dallonte aksidentet për shkak të trafikut, dhe të optimizonte përdorimin e semaforëve për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, veçanërisht të ambulancave. Brenda dy viteve nga fillimi i projektit në vitin 2016, Hangzhou shkoi nga vendi i 5-të në vendin e 57-të në listën e qyteteve më me trafik të rënduar në Kinë.
Kjo njohje e avantazheve të mbikëqyrjes së shekullit XXI-të në Kinë, e dallon librin nga shumë të tjerë që janë shkruar për këtë temë. Po kështu edhe vetëdija e tij mbi pikat e verbra të teknologjisë:disa rrëfime të niveleve mahnitëse të mbikëqyrjes në mediat shtetërore dolën pas një inspektimi më të afërt të “historive të zbukuruara ose tërësisht të fabrikuara”.
Po ashtu “Shteti i mbikëqyrjes” shtrihet gjithashtu përtej kufijve të Kinës, duke eksploruar përdorimin e teknologjisë kineze për të shtypur disidencën në Ugandë, dhe mënyrën se si metodat e stilit kinez po përdoren edhe nga policia dhe prokurorët në SHBA.
Partia Komuniste e përdor këtë teknologji për të kontrolluar dhe censuruar njerëzit. Por në mungesë të zgjedhjeve të ndershme apo një medie të lirë, survejimi është gjithashtu një mjet për të testuar humorin e opinionit publik.
Siç u thotë autorëve të librit politilogu Meng Tianguang, qeveria kineze është përpjekur të krijojë sisteme që janë të afta të “zbulojnë automatikisht shenjat e ndryshimeve negative në bisedat në mediat sociale”, një e dhënë që më pas mund të kontribuojë në vendimmarrje.
Pandemia e Covid-19 ka qenë testi përfundimtar i këtyre sistemeve. Në mbarë botën, shqetësimet për privatësinë u zëvendësuan nga kërkesat e të dhënave të autoriteteve të shëndetit publik. Në Kinë, ku bota e jashtme përshkruhet si një zonë fatkeqësie e goditur rëndë nga pandemia, kostoja e qasjes “Zero raste me Covid” ka qenë zero privatësi.
Përsa i përket ndikimit të saj në tolerancën publike ndaj përgjimit shtetëror, Çin dhe Lin e krahasojnë pandeminë me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Megjithatë ka tashmë shenja, sidomos në qytete, se kinezët janë lodhur nga kontrollet e rrepta gjatë pandemisë që ka mundësuar sistemi i mbikëqyrjes. Libri “Shteti i mbikëqyrjes” është një përshkrim tërheqës, se si dhe pse kjo teknologji është bërë kaq shumë e përhapur.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ky muaj ka të ngjarë të jetë më i zymti për Rusinë, që kur...
Gjermania do të importojë gaz nga Emiratet e Bashkuara...
Qendra e djathtë e Giorgia Melonit ka kryesuar në zgje...
Ndihma që njerëzit të gjejnë një mënyrë të sigurt për ...
Në Hungari konsumatorët dhe bizneset po përballen me f...
Autoritetet dhe banorët në Florida po ndjekin me vëmen...
Italia zgjedh sot qeverinë e re në zgjedhjet e përgjit...
Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky, ka akuzuar R...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në Asamblenë ...
Italianët sot i janë drejtuar kutive të votimit, por ndërk...
Ish-këshilltari i Putinit, Andrei Illarionov, thotë pë...
Sot Italia zgjedh qeverinë e re në zgjedhjet e përgjit...
Anëtarët e parlamentit francez thanë të shtunën se i k...
Mykhailo Dianov, një ushtar ukrainas, ka zbuluar pl...
Forcat ruse ndërmorën sulme të reja në qytetet ukraina...
Kievi tha se ka vendosur të zvogëlojë praninë diplomat...
Mjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të ...
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanou...
Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov, ësh...
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...