web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërprerja e energjisë në Kanë/ Prokurori: U sharruan shtyllat, sabotim

24 Maj 2025, 19:18, Kosova & Bota CNA

Ndërprerja e energjisë në Kanë/ Prokurori: U sharruan

Autoritetet në Francë kanë nisur hetimet për një sabotim të mundshëm, në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike që zhyti pjesë të Rivierës Franceze, përfshirë Kanën, në errësirë ??të shtunën.

Ndërprerje, e cila erdhi vetëm disa orë para ceremonisë së mbylljes së Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë.

Prokurori i Grasse tha për për AFP se tre nga katër shtyllat e linjës së tensionit të lartë që furnizon qytetin e Kanës u “sharruan” në një “akt sabotimi”.

Energjia elektrike në zonë po kthehet gradualisht.

Operatori i rrjetit RTE e nxori jashtë funksionit linjën e tensionit të lartë për të mundësuar punimet e restaurimit, duke shkaktuar një ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Kanës.

Festivalit i filmit në Kanë përfundon sot.

Guvernatori rajonal i Alpes-Maritimes njoftoi “rivendosjen graduale” të energjisë elektrike./ CNA

 





Lajmet e fundit nga