Nis protesta e tetë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve të të tjerëve.
Shifrat që paraqiti ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexandër Dobrindt janë konkrete. Dobrindti tha pak ditë më parë në një vizitë pranë Kiefersfelden, në kufirin e Gjermanisë me Austrinë, se numri i kthimeve pas të migrantëve të paligjshëm është rritur me 45 përqind. Kjo vetëm një javë pas fillimit të punës së qeverisë Merz.
Janë kthyer pas në kufi 739 persona, përballë 511 sprapsimeve të një jave më parë nën qeverinë e vjetër. Në kufi janë kthyer pas edhe 32 azilkërkues, nga 51 vetë gjithsej që aplikuan për azil në kufi. Por 19 persona prej këtij grupi u lejuan të hyjnë në Gjermani, sepse qenë pjesëtarë të grupeve vulnerabël.
Masat në kufi jo simbolike
Disa medie kanë shkruar se kthime masive bëri së fundi edhe qeveria e kaluar Scholz dhe se masat aktuale janë simbolike. Por hapat e qeverisë Scholz për të frenuar migrimin e paligjshëm drejt Gjermanisë i kanë regjistruar e përmendur në Bundestag edhe partitë konservatore unioniste.
Të premten (23.05.) u bë e ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, qeveria e kaluar Scholz ktheu pas në kufi 6151 migrantë të paligjshëm. Ata i kthyen pas kryesisht në Turqi, në Gjeorgji, në Francë, në Spanjë, në Serbi dhe në Irak.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Dobrindt tha se masat aktuale nuk janë sa për sy e faqe, siç e akuzon qeverinë p.sh. partia ultra e djathtë, AfD. Këtë e konfirmon fakti se janë shtuar në kufi, ndër të tjera, mbi 3000 efektivë policie. Janë përdorur gjithashtu edhe helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike, për të diktuar migrantët ilegalë.
Ministri i Brendshëm tha se jo në çdo pikëkalimi kufitar është vendosur një efektiv policie, por edhe mund të vendoset. Kjo bëhet për të çorientuar trafikantët e qenieve njerëzore.
Kontakte me fqinjët për kthimin e refugjatëve
Kancelari Friedrich Merz tha në një kongres të degës së partisë së tij CDU, në Shtutgart, të shtunën (17.05.) se kishte "folur me të gjithë" fqinjët. Ai shtoi se "të gjithë e dinë se çfarë synojmë ne". Merz u tha të pranishmëve:"mos lejoni askënd t'ju thotë se kjo është e drejtuar kundër fqinjëve tanë evropianë."
Kancelari gjerman theksoi se "ne duam ta zgjidhim këtë problem së bashku (me fqinjët- shën. i red.), por nuk mund ta pranojmë, që një pjesë e madhe e problemit të pazgjidhur të mbërrijë në Republikën Federale të Gjermanisë." Një shembull që sjellin mediat këtë javë janë refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Azia. Këta refugjatë p.sh. Bjellorusia i dërgon në Poloni, prej ku shumë pastaj vijnë në Gjermani.
Kurse Kryetari i grupit parlamentar konservator, CDU/CSUnë Bundestag, Jens Spahn tha të martën (20.05.) se edhe po të ketë "zemërime" të fqinjëve: qytetarët në Gjermani duhet të kenë mundësi të shohin "të kënaqur, atë që ndodh në kufijtë tanë."
Presioni për uljen e numrit të migrantëve drejt Gjermanisë
Sipas sondazheve të fundit, migrimi paraqet shqetësim për gjermanët, por edhe më shumë janë të preokupuar ata për ekonominë.
Është fakt se shumë komuna e qytete në Gjermani ankohen për mungesë kapacitetesh për të përballuar numrin e madh të migrantëve, që vijnë njëherësh në Gjermani.
Prandaj kancelari Merz deklaroi në Shtutgart se qeveria do të kujdeset, që qytetet dhe komunat të kenë sërish ajër për të marrë frymë, dhe që Gjermania të jetë përsëri një vend i hapur, tolerant dhe miqësor ndaj të huajve.
Njëkohësisht, drejtuar partisë ultra të djathtë AfD, Merzi tha: kushdo që dëshiron të "jetojë dhe punojë" në Gjermani është i mirëpritur dhe "në vendin e duhur".
Është fakt edhe se migrimi si temë shfrytëzohet me sukses kundër qeverive gjermane nga AfD-ja. Ajo i akuzon vazhdimisht qeveritë gjermane se nuk e kanë nën kontroll ardhjen e refugjatëve në Gjermani. Kjo vazhdon, sidomos pas atentateve të kryera nga të huajt në Aschaffenburg dhe në Mynih, në janar dhe shkurt të këtij viti.
AfD-ja synon të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 2029-ës në Gjermani. Një fitore e AfD-së, deklaroi Merzi në fillim të këtij viti, do të thoshte "minim i bazave demokratike" të Gjermanisë. Ai kujtoi ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit dhe tha se për Gjermaninë është mjaft "një vit 1933".
Reagime për kthimin e migrantëve
Fqinjë të Gjermanisë si Polonia apo Luksemburgu, edhe Zvicra kanë paraqitur rezerva për kthimet e refugjatëve në kufi nga Gjermania. Kryebashkiakët e qytetit kufitar gjerman të Kehlit dhe të qytetit francez Strasburg i dërguan të mërkurën (21.05.) madje një letër kancelarit Merz. Në të ata ankohen se kontrollet kufitare ndihen ekonomikisht dhe vështirësojnë qarkullimin reciprok vajtje-ardhje të punonjësve.
Por shtete të tjera, ndër ta Danimarka kanë treguar mirëkuptim për masat e Gjermanisë. Sidoqoftë, vendet fqinje me Gjermaninë i kanë ripranuar në përgjithësi personat që kanë hyrë jo ligjërisht në Gjermani, nga territori i tyre.
Baza ligjore për kthimet e migrantëve të paligjshëm
Ministri Dobrindt tha së fundi në Bundestag se qeveria gjermane shfrytëzon për kthimet një bazë të kombinuar ligjore, mbi bazën e legjislacionit kombëtar: nenin 18.2 të Ligjit gjerman të Azilit; të kombinuar me nenin 72 të Traktatit për mënyrën e funksionimit të BE, mbi "ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e sigurisë së brendshme". Neni 72 u lejon shteteve anëtare zhdërvjelltësi në zbatimin e disa rregullave të BE, për të ruajtur rendin publik kombëtar e mbrojtur sigurinë e brendshme.
Të tërheq vëmendjen fakti se neni evropian 72 zëvendëson, në zbatim, direktivën e njohur të Dublinit. Dihet se sipas Dublinit, azilkërkuesit duhen pranuar njëherë në vend, pastaj të konstatohet se cili vend është përgjegjës për ta. Mbi bazën e direktivës së Dublinit i ktheu pas qeveria e kaluar gjermane mijëra migrantët e paligjshëm, muajt e parë të këtij viti. Zgjidhja e problemit të migrantëve të paligjshëm mbetet një sfidë mbarëevropiane. Kancelari Merz tha në Shtutgart se këto probleme duhet të zgjidhen "hap pas hapi"./ nga Auron Dodi-DW
Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë një "tarifë tra...
Tetë vende të BE-së nisën një koalicion të të vullnetshmëv...
Dymbëdhjetë persona u plagosën në një sulm me thikë në sta...
Administrata amerikane ka ndërmarrë hapa për t'i dhënë fun...
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti publikoi pamjet e takim...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se po reko...
Rusia dhe Ukraina kanë dorëzuar secila nga 390 ushtarë dhe...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nisur një sulm...
Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadal...
Administrata Trump shpreson të kursejë shumë para duke heq...
Lëkundjet pasuese kanë vazhduar gjatë gjithë ditës në ishu...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja ...
Teksa vizitoi varrin e Shën Palit Apostull, Ati i Shenjtë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha udhëheqësve euro...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha gjatë një konferen...
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Riht...
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar p...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se...
Diplomati më i lartë i Iranit ka këmbëngulur të mërkurën s...
Papa Leo XIV mbajti këtë të mërkurë audiencën e tij të par...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar sh...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...