Një përgjigje për Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë!
Zoti Ministër! E lexova dhe dëgjova reagimin tuaj mbi qën...
Zoti Ministër! E lexova dhe dëgjova reagimin tuaj mbi qën...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkët të partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë”, ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
PZAP-ja tha të shtunën se, pasi bëri vlerësimin e ankesës dhe provave, erdhi në përfundim se ankesa e opozitës serbe ishte “e pabazuar dhe e paqëndrueshme”.
Ajo tha se lista “Bashkë fitojmë” kishte dështuar t’i plotësonte kushtet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm edhe pasi KQZ-ja i kishte kërkuar ta bënte një gjë të tillë.
Komisioni Zgjedhor nuk e certifikoi atë ditë më parë pasi gjeti se ajo nuk e kishte përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve prej të paktën 1.000 sosh.
Në listën e “Bashkë fitojnë” kishte kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.
PZAP theksoi se komisioni kishte konstatuar se kjo listë i kishte dorëzuar 1.087 nënshkrime mbështetëse, por për 576 prej tyre mungonin numrat e telefonit, ndërsa 80 njerëz nga lista e nënshkrimeve nuk ishin të qasshëm në numrat e dhënë. Madje, sipas saj, disa kishin deklaruar se nuk kishin nënshkruar personalisht.
KQZ nuk e certifikoi përfundimisht listën “Bashkë fitojmë” edhe pasi i kërkoi ta plotësonte listën e nënshkrimeve, duke thënë se ajo kishte dështuar ta dorëzonte atë brenda afatit të kërkuar.
Lista “Bashkë fitojmë” mund të ankohet në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimit të PZAP-së.
Subjektet politike jashtëparlamentare janë të detyruara t’i dorëzojnë të paktën 1000 nënshkrime mbështetëse për të marrë pjesë në zgjedhje.
Lista “Bashkë fitojmë” pretendon se bëhet fjalë për një “precedent”, pasi dhënia e numrave të telefonit të të gjithë nënshkruesve nuk ka qenë detyrim në proceset e mëparshme zgjedhore.
Ajo gjithashtu pretendon se ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, më shumë se kushti ligjor. Për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit janë certifikuar tri koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur.
Nga subjektet politike serbe, është konfirmuar pjesëmarrja e Listës Serbe dhe e partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.
Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit.
Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025. /REL
Qeveria e Tajvanit u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të A...
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë marrë vendim për vazhd...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se forcat amerikane d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një zgjatje 45-dit...
Zelensky paralajmëron: Rusia po shqyrton plane për të sulm...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi ...
Agjencia më e lartë shëndetësore e Afrikës ka shpallur një...
Kalimet e parregullta të kufirit drejt BE-së po bien. Këtë...
Presidenti Donald Trump është larguar nga Pekini për në Sh...
Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald...
Mbrëmjen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri...
Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali ...
Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës është shtruar në spi...
Një anije turistike e prekur nga norovirusi, që transporto...
Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar detaje të bise...
Tetëmbëdhjetë minatorët ngelën të ngujuar për rreth 12 orë...
Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën pas një aksidenti ...
Parashikimet e reja tregojnë besim në rritje se El Nino në...
Një anije që thuhet se vepronte si një "depo armësh lundru...
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Kinën shumë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...