Incident në Maldive/ 5 turistë humbin jetën pas një aksidenti gjatë zhytjes
Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën pas një aksidenti ...

Tetëmbëdhjetë minatorët ngelën të ngujuar për rreth 12 orë në një nga minierat më të mëdha të plumbit dhe zinkut në Kosovë, në Stantërg afër Mitrovicës të enjten si pasojë e ndërprerjes së rrymës, duke i nxitur autoritetet të nisin hetime për të kuptuar shkaktarin.
Minatorët kishin ngecur qindra metra nën tokë prej orës 01:30 deri rreth orës 11:00 të enjten, njoftoi gjiganti metalurgjik Trepça.
Më vonë, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha në Facebook se të gjithë minatorët e ngujuar dolën sigurt dhe se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Shkaqet e avarisë janë duke u hetuar nga institucionet përkatëse”, shkroi ajo.
Izet Ibrahimi, doktori i shkencave teknike, tha për Radion Evropa e Lirë se infrastruktura në minierën e Stantërgut është tejet e vjetruar dhe kërkon investime urgjente në pjesët vitale, posaçërisht në rrjetin e energjisë elektrike.
Ibrahimi, profesor në Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë tha se institucionet duhet “urgjentisht” të investojnë në rrjetin e energjisë elektrike.
Sipas tij, energjia nuk është vetëm çështje operative, por para së gjithash çështje e sigurisë.
“Paramendoni sikur të ndodhë një ndërprerje e energjisë kur minatorët janë në horizontin e nëntë, apo kur janë në ashensor duke u lëshuar në atë horizont – kjo është e rrezikshme”, tha ai.
Ndërmarrja tha se në momentin e ndërprerjes së rrymës në minierë ishin 47 punëtorë, teksa 29 prej tyre arritën të largoheshin dhe të dilnin mbi sipërfaqen e tokës.
“Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion”, u tha në njoftim.
Ndërmarrja tha se punëtorët e bllokuar në Stantërg – që gjendet afër Mitrovicës – nuk pësuan lëndime, teksa ekipet po punonin për rikthimin e furnizimit të energjisë elektrike.
Gani Osmani, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, i tha REL-it se ekipi i shpëtimit ishte në gjendje gatishmërie.
“Jemi duke komunikuar me minatorët, gjendja e tyre është stabile. Ekipi është gati për reagim apo për t’iu dërguar ushqim, por pritet që shpejtë të rregullohet problemi me energji elektrike”, deklaroi më herët ai.
Ekipet e Trepçës dhe Kompanisë për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), punuan për ta ndrequr problemin në mënyrë që minatorët të dilnin më ashensorë.
Edhe në të kaluarën, në minierat e Trepçës ishin ngujuar minatorë, për shkak të problemeve me energji elektrike, por edhe telasheve të tjera.
Për shembull, më 2023 për shkak të një defekti të energjisë elektrike në një ashensor, disa minatorë kishin mbetur qindra metra nën tokë për disa orë.
Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.
Sindikatat e minatorëve shpesh janë ankuar se minatorët punojnë pa mjete adekuate pune dhe në kushte të rrezikshme./REL
Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën pas një aksidenti ...
Parashikimet e reja tregojnë besim në rritje se El Nino në...
Një anije që thuhet se vepronte si një "depo armësh lundru...
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Kinën shumë...
Tetëmbëdhjetë minatorët, që ishin ngujuar për disa orë në ...
Një incident është shënuar këtë të enjte mes kryetarit të ...
Bartës të rinj, lëvizje të kandidatëve nga një parti polit...
Dy delegacionet, ai amerikan dhe kinez, pas takimeve të zh...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbajtur fjalën e tij ...
Delegacionet amerikane dhe kineze janë mbledhur për një ba...
Tetëmbëdhjetë minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në mi...
Si pasojë e luftës në Iran, në mbarë botën mbizotëron pasi...
Tajvani ka akuzuar Kinën se është burimi i vetëm i pasigur...
Ukraina është përballur me një sulm masiv ajror rus gjatë ...
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë mohuar raportet se k...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping zhvilluan ...
Një numër drejtuesish të profilit të lartë të biznesit ame...
Ndërsa ishte ulur në qendër të një tavoline të gjatë përba...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Tempull...
Bisedimet dypalëshe midis dy udhëheqësve Donald Trump dhe ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...