Mblidhen protestuesit para Kuvendit/ Thirrje kundër qeverisë
Një grup protestuesish janë mbledhur pranë godinës së Parl...
Një grup protestuesish janë mbledhur pranë godinës së Parl...

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka folur për mediat gjermane në margjina të samitit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që këtë vit po mbahet në Kanada.
“Kjo është puna e ndyrë që Izraeli po e bën për të gjithë ne”, ka thënë Merz në një intervistë për transmetuesin ZDF.
“Edhe ne jemi viktima të këtij regjimi. Ky regjim i mullahëve i ka sjellë botës vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai.
Merz ka sugjeruar, gjithashtu, se sulmet izraelite në Iran mund të çojnë në rrëzimin e udhëheqësisë së Republikës Islamike.
“Besoj se sulmet e ditëve të fundit e kanë dobësuar regjimin e mullahëve dhe nuk e shoh që do të mund t’i kthehen forcës së dikurshme, duke e bërë të ardhmen e shtetit më të paqartë”, ka thënë Merz.
“Për të qenë i sinqertë, e kam vështirë të imagjinoj se regjimi i mullahëve do t’iu kthehet funksioneve të vjetra. Figura të mëdha të udhëheqësisë ushtarake dhe Gardës Revolucionare Islamike nuk janë më gjallë dhe gjërat nuk do të jenë siç ishin”.
I pyetur nëse beson që Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në fushatën ushtarake kundër Iranit, Merz ka thënë se beson që “nuk ka vendim ende nga Qeveria amerikane”.
“Tani varet se sa do të jetë gati regjimi i mullahëve për t’u kthyer në tavolinën e negociatave. Nëse jo, atëherë mund të ketë zhvillime të këtij lloji”, ka thënë ai.
Izraeli ka nisur të premten fushatë ajrore duke goditur qendra ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit, duke thënë se synon t’ia pamundësojë armikut të tij posedimin e armëve bërthamore.
Mirëpo, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka sugjeruar se fushata ushtarake mund të ketë edhe qëllime tjera.
Ai ka thënë një ditë më parë se Izraeli “është duke ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme” me këtë fushatë, e cila mund të rezultojë me “ndryshime radikale” brenda shtetit.
Irani udhëhiqet prej liderëve klerikë prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, dhe është akuzuar nga Perëndimi për abuzime me të drejta të njeriut dhe shtypje brutale të disidentëve.
Liderët e grupit G7 kanë bërë thirrje të hënën për shtensionim në Lindje të Mesme, duke theksuar se Izraeli “ka të drejtë të mbrojë veten” dhe që civilët duhet mbrojtur në të dyja anët./ REL
Mohsen Sazegara, themelues i Gardës Revolucionare të Irani...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Një stuhi e fuqishme përfshiu pjesët perëndimore të bregde...
Izraeli ka paralajmëruar se sulme “të mëdha” në Teheran ja...
Në një postim në platformën ‘X’ këtë të martë, zëvendëspre...
Dhjetëra qytete në Spanjë, Itali dhe Portugali u përfshinë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë detaje nga vi...
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka thënë të mar...
Papa Leo XIV ripërtëriu thirrjet e Kishës për çarmatim bër...
Kryeqyteti iranian, Teherani, shtëpia e rreth 10 milionë b...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se d...
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, në rrjetin social “X”...
Në Samitin e G7-ës në Kanada, një bashkëveprim i dukshëm m...
Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të martë se dësh...
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz paralajmëroi Udhëheqësin...
Konflikti Izrael-Iran ka hyrë në ditën e pestë. Shpërthime...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizit...
Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët n...
Deputetët kanë dështuar sërish që të konstituojnë përbërje...
Izraeli ka bërë me dije se, sulmet e tij gjatë natës vranë...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Kandidatja e djathtë, Keiko Fujimori, është shpallur zyrta...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...