Rreth 4 orë pas aksidentit në Tiranë/ Betonieria ende në vendgjarje
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka thënë të martën se sulmet izraelite duket të kenë pasur “ndikim direkt” në pjesën nëntokësore të qendrës bërthamore iraniane Natanz.
“Bazuar në analizimet e vazhdueshme të pamjeve satelitore të rezolucionit të lartë, të siguruara pas sulmeve të së premtes, agjencia ka identifikuar elemente shtesë që sinjalizojnë ndikim direkt në hapësirat nëntokësore të pasurimit në Natanz”, ka bërë të ditur Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, organ i Kombeve të Bashkuara, përmes një postimi në X – dikur Twitter.
Agjencia ka thënë se nuk ka vërejtur ndryshime në qendrat tjera në Esfahan dhe Fordou.
Sulmet janë pjesë e një fushate ajrore të Izraelit, të nisur kundër armikut të përbetuar për të pestën ditë me radhë, duke shënjestruar ushtrinë iraniane dhe programin bërthamor.
Kjo është hera e parë që Agjencia monitoruese e OKB-së ka vërejtur dëme nga sulmet në disa pjesë të qendrës në Natanz, e cila konsiderohet kryesore për programin bërthamor të Iranit.
Tashmë dihet se një qendër pasurimi mbi tokë është shkatërruar, ashtu sikurse pajisjet elektrike që sigurojnë rrymën në objektin nëntokësor.
Izraeli po vazhdon të sulmojë Iranin edhe të martën, derisa presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar të gjithë banorët e Teheranit që të evakuohen.
“IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE”, ka shkruar Trump në rrjete sociale gjatë kthimit të tij nga Kanadaja në Uashington.
“Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë më vonë se nuk është në kërkim të një armëpushimi, sepse kërkon “diçka më të mirë sesa armëpushimi”.
I pyetur se pse u ka bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga Teherani, ai ka thënë se dëshiron që "njerëzit të jenë të sigurt”.
Më herët gjatë ditës ushtria izraelite u ka bërë thirrje rreth 330.000 banorëve në një lagje të Teheranit që të evakuohen.
Teherani është një prej qyteteve më të mëdha të Lindjes së Mesme, me rreth 10 milionë banorë – shifër gati ekuivalente me gjithë popullsinë e Izraelit.
Njerëzit janë parë duke duke u larguar prej qytetit qysh prej prej nisjes së armiqësive.
Izraeli deklaron se sulmet kundër liderëve ushtarakë, shkencëtarëve bërthamorë iranianë, qendrave për pasurim të uraniumit dhe programit të raketave balistike, janë të domosdoshme për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.
Sulmet kanë vrarë të paktën 224 njerëz në Iran.
Irani është hakmarrë duke nisur mbi 370 raketa dhe qindra donë në Izrael.
Deri më tani është raportuar për 24 persona të vrarë. Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur raketa të reja të martën dhe shpërthimet janë dëgjuar në veri të Izraelit./ REL
Papa Leo XIV ripërtëriu thirrjet e Kishës për çarmatim bër...
Kryeqyteti iranian, Teherani, shtëpia e rreth 10 milionë b...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se d...
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, në rrjetin social “X”...
Në Samitin e G7-ës në Kanada, një bashkëveprim i dukshëm m...
Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të martë se dësh...
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz paralajmëroi Udhëheqësin...
Konflikti Izrael-Iran ka hyrë në ditën e pestë. Shpërthime...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizit...
Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët n...
Deputetët kanë dështuar sërish që të konstituojnë përbërje...
Izraeli ka bërë me dije se, sulmet e tij gjatë natës vranë...
Presidenti amerikan Trump është larguar nga samiti i G7 në...
Gjyqi i parë për të ashtuquajturën Mafia Greke filloi sot ...
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (...
Ministri Italian i Arsimit Giuseppe Valditara njoftoi se q...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka ndërmend të nën...
Në vizitën e tij të parë në Austri që nga pushtimi i plotë...
Një sulm i ri izraelit është regjistruar pak minuta më par...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...