Vendimi në Itali/ Gjimnazistët nuk do mbajnë më telefona celularë në shkollë nga shtatori
Ministri Italian i Arsimit Giuseppe Valditara njoftoi se q...

Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të hënën në Kananaskis të Kanadasë, me synim të gjetjes së një gjuhe të përbashkët për luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme.
Pjesëmarrës në takim janë liderë prej Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, si dhe ata të Bashkimit Evropian.
Në hyrje të samitit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se largimi i Rusisë prej atij që dikur ishte G8, një dekadë më parë, pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë, ka qenë gabim.
“Ka qenë gabim i madh”, ka thënë Trump, duke shtuar se beson që Rusia nuk do ta pushtonte Ukrainën më 2022, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të ishte përjashtuar.
“Putini flet me mua. Ai nuk flet me askënd tjetër, nuk është i kënaqur. Mund t’ju them se ai nuk flet me asnjë njeri që e ka lënë anash, e ka përjashtuar, dhe unë pajtohem me të", ka thënë Trump.
Trump ka biseduar të shtunën me Putinin dhe ka sugjeruar se lideri rus mund të luante rol ndërmjetësues në mes të Izraelit dhe Iranit.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka hedhur poshtë këtë ide, duke thënë se Moska nuk mund të jetë negociatore, sepse e ka nisur një luftë kundër Ukrainës.
Zyrtarët evropianë kanë thënë se shpresojnë që të shfrytëzojnë takimin e së martës me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe atë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, në samitin e javës së ardhshme, që të bindin Trumpin të ketë qasje më të ashpër ndaj Moskës.
“G7 duhet të ketë synim që të na bashkojë sërish, që në Ukrainë të ketë armëpushim dhe paqe afatgjatë, dhe sipas meje, është në pyetje nëse presidenti Trump është gati të shtyjë përpara sanksione më të ashpra kundër Rusisë”, ka thënë Macron.
I pyetur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, presidenti amerikan ka thënë se Teherani ka dhënë sinjale se është gati për të negociuar.
“Iranianët do të dëshironin të bisedonin, por do të duhej të vepronin më herët. Ata duhet të arrijnë marrëveshje, sepse është e dhimbshme për të dyja palët”, ka thënë ai nga Kanadaja, kur është pyetur për ndonjë shenjë shtensionimi nga Irani.
“Irani nuk është duke e fituar luftën, ata duhet të bisedojnë, të bisedojnë menjëherë, para se të bëhet vonë”, ka thënë presidenti amerikan.
Izraeli e ka nisur ofensivën kundër Iranit më 13 qershor, duke sulmuar shënjestra iraniane, përfshirë qendra bërthamore, ka vrarë figura të larta ushtarake, shkencëtarë bërthamorë, si dhe ka goditur qytete dhe qendra të naftës dhe gazit natyror.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shteti që udhëheq ai i ka përpara tri synime: eliminimin e programit bërthamor iranian, eliminimin e kapaciteteve për prodhim të raketave balistike dhe eliminimin e boshtit të terrorizmit, duke iu referuar grupeve militante të përkrahura nga iranianët në Lindje të Mesme.
Si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 224 persona në Iran, sipas autoriteteve iraniane.
Në anën tjetër, nga kundërsulmet iraniane në Izrael është raportuar për 24 persona të vrarë./ REL
Ministri Italian i Arsimit Giuseppe Valditara njoftoi se q...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka ndërmend të nën...
Në vizitën e tij të parë në Austri që nga pushtimi i plotë...
Një sulm i ri izraelit është regjistruar pak minuta më par...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë...
Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje kryetaren e b...
Agjencia e spiunazhit MI6 e Mbretërisë së Bashkuar ka emër...
Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte ...
Pothuajse 48 orë pas shpërthimit të konfliktit midis Izrae...
Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, pjesë e...
Ndërsa zyrtarët iranianë vazhdojnë t'i bëjnë thirrje publi...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënë...
Mediat iraniane kanë raportuar se Ali Khamenei është fsheh...
Ambasada amerikane në Tel Aviv ka pësuar dëme të rënda pas...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e hodhi poshtë se kish...
Sulmet nga Izraeli dhe Irani vazhdojnë ndërsa konflikti mi...
Mijëra njerëz dolën në rrugët e disa qyteteve në të gjithë...
Një paradë e madhe ushtarake që shfaqte fuqinë amerikane, ...
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Groenlandë ...
Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatë (G7) - Kanadaja,...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...