Donald Trump paralajmëron: Sonte SHBA-ja do të godasë shumë fort Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se so...

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka hequr masën e paraburgimit njëmujor drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që funksionojnë në Kosovë sipas sistemit të Serbisë, të cilët Prokuroria i ngarkon me veprën e ndikimit në vullnetin e lirë të votuesve.
Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor.
“Ata do të mbrohen në liri”, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë (REL) avokatja e njërit prej të dyshuarve, Jovana Fillipoviq.
Gjykata fillimisht ua kishte caktuar masën e paraburgimit më 21 maj, me arsyetimin se ekziston rreziku real që të pandehurit, nëse lirohen, mund t’i shmangen përgjegjësisë penale ose ta përsërisin veprën penale.
Arrestimi i drejtorëve të institucioneve serbe në Kosovë erdhi pasi lideri i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, e akuzoi Listën Serbe se po ushtron presion dhe po shantazhin mbështetësit e tij.
Ai pohoi se rreth 20 persona që e mbështesin janë pushuar nga puna nga këto institucione serbe dhe se në periudhën e ardhshme, rreth 40 persona të tjerë pritet të marrin një vendim për shkarkimin e tyre vetëm në territorin e komunës së Graçanicës.
Ndalimi i paraburgimit u urdhërua për Lubisha Karaxhiq, drejtor i shkollës fillore “Milladin Mitiq” në Lllapna Sellë; Boban Petroviq, drejtor i Shkollës së Mesme Elektroteknike në Sushicë; Millica Dimiq, drejtoreshë e shkollës fillore “Braqa Aksiq” në Lipjan; Nebojsha Rashiq, drejtor i Shkollës së Mesme të Makinerisë në Preoc; Bratisllav Llaziq, drejtor i Qendrës Klinike-Spitalore në Graçanicë; Mirjana Dimitrijeviq, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë; Sasha Mlladenoviq, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Gushtericën e Ulët.
Radio Evropa e Lirë (REL) ka publikuar gjithashtu rrëfimet e disa personave, të cilët thanë se janë larguar nga puna sepse nuk e mbështesin Listën Serbe, por partinë e Rashiqit. Ata kishin qenë të punësuar për disa dekada në institucionet shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në Kosovë, të cilat vitet e fundit kontrollohen kryesisht nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Nga ana tjetër, Lista Serbe i ka mohuar këto akuza, duke thënë se bëhet fjalë për “përndjekje dhe frikësim”.
Ndërkohë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, BE ka bërë të ditur se misioni i tij për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, po e monitoron këtë rast në terren dhe se pret një “proces të drejtë ligjor gjatë gjithë procedurës, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare”.
Autoritetet e Kosovës e kanë mirëpritur reagimin e Prokurorisë së Kosovës, ndërsa zyrtarët e Serbia kanë vlerësuar se arrestimet kanë qenë të motivuara politikisht./REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se so...
Banka Qendrore Europiane ka rritur normat e interesit për ...
Që nga fillimi i këtij viti, Qeveria e Serbisë u ka dhënë ...
Është një histori si nga një skenar hollivudian. Përbërësi...
Për të dytën ditë radhazi, Belfasti dhe zona të tjera të I...
Lojtarët kryesorë të Gjermanisë në Kupën e Botës 2026 kanë...
Roja Bregdetare Greke ka ndaluar ose shpëtuar gati 550 emi...
Tensionet mes Pakistanit dhe Afganistanit janë përshkallëz...
Autoritetet shëndetësore në Amerikën e Veriut kanë shtuar ...
Autoritetet amerikane kanë sekuestruar një sërë faqesh int...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë shkëmbyer s...
Kanadaja ka propozuar një projektligj të ri që synon të ku...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi "çlirimin" e 100 ...
Një varrezë gjigante balenash me gjatësi rreth 1,200 km (7...
Edhe pse rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Z...
Ushtria amerikane ka çaktivizuar një anije cisternë nafte ...
Donald Trump ka thënë se SHBA-të do ta godasin Iranin “for...
Shtetet e Bashkuara, Australia, aleatët evropianë dhe vend...
Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegset...
Çmimet në SHBA në maj u rritën me ritmin e tyre më të shpe...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga autorët e shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme n...
Një rast i trafikimit të heroinës nga Maqedonia e Veriut d...
Janë zbardhur detaje nga dosja hetimore për vrasjen e poli...
Një "Call Center" ku kryhej mashtrim kompjuterik është zbu...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Shpërthime janë dëgjuar në afërsi të qytetit iranian Sirik...
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka hequr masën e parabur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se so...
Banka Qendrore Europiane ka rritur normat e interesit për ...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Bizneset ulën huamarrjen jashtë vendit gjatë vitit të kalu...
Pagesat dhe tërheqjet në bastet sportive online do të kryh...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dhe ...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekor...