web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Donald Trump paralajmëron: Sonte SHBA-ja do të godasë shumë fort Iranin

11 Qershor 2026, 14:39, Kosova & Bota CNA

Donald Trump paralajmëron: Sonte SHBA-ja do të godasë shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se sonte SHBA-ja do të godasë shumë fort Iranin.

Përmes një postimi në "Truth Social", Trump deklaron se do të marrin ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës, si dhe kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës, gazit.

“Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin shumë fort sonte. Në një moment, në të ardhmen jo shumë të largët, ne do të marrim ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës, dhe do të marrim kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç kemi bërë me Venezuelën, e cila po funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan Trump ndër të tjera./ CNA





Lajmet e fundit nga