Heqja e "non grata"-s së Berishës/ Balla: Nuk komentoj informacione jozyrtare
Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ironiz...
Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ironiz...

Janë zbardhur detaje nga dosja hetimore për vrasjen e policit Enea Mekolli dhe plagosjen e policit tjetër, Edison Adri, gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim në Lozhan të Korçës. Në dosje hetimore është zbardhur edhe dëshmia e Vilson Balës, drejtorit të Policisë së Korçës, i cili ka treguar se si është organizuar operacioni për kapjen e Violand Braçellarit.
Sipas dëshmisë së Balës, gjithçka nisi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së para ngjarjes, kur u kontaktua në telefon nga Shefi i Komisariatit të Maliqit, Komisar Eduart Allushi. Ky i fundit e vuri në dijeni se shtetasi Aleksandër Kola, i cili kishte punuar si çoban për Violand Braçellarin, ishte kanosur me armë zjarri nga ky i fundit pasi i kishte kërkuar pagesën për punën e tij.
Për shkak të terrenit të vështirë, policia u nda në dy grupe. Në një rrugë malore, dy nga automjetet e policisë pësuan defekt dhe e patën të pamundur të vazhdonin. Një mjet i mbetur u detyrua të bënte dy rrugë për të transportuar efektivët me pjesë-pjesë deri 2-3 km larg vendit të kontrollit. Por pa arritur te pjesa tjetër e grupit, edhe ky mjet i fundit u prish, duke i detyruar drejtuesit e lartë të policisë dhe efektivët të ecnin në këmbë.
Pasi dy pjesët e grupit të dytë u bashkuan në këmbë, drejtuesit po jepnin instruktazhin e fundit për të bllokuar rrugët e mundshme të arratisjes së autorit drejt pyllit. Në momentin që drejtori Bala po merrte një telefonatë nga zv.drejtori i tij për të koordinuar situatën, nga një distancë prej rreth 400-500 metrash nga stani, u dëgjuan breshëri të shtënash automatiku. Efektivët u nisën me vrap në drejtim të stanit, por kur mbërritën në vendngjarje, gjetën trupin e pajetë të efektivit Enea Mekolli dhe të plagosur rëndë kolegun e tij.
I pyetur nga hetuesit nëse duhej kërkuar ndihma e Repartit Special RENEA për shkak të rrezikshmërisë së autorit, drejtori Vilson Bala u shpreh: “Violand Braçellari ishte i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe jo për vepra kundër personit. Në analizën e kontrolleve të mëparshme, ai kurrë nuk kishte përdorur armë zjarri kundër policisë. Nuk ka një procedurë standarde fikse që normon në mënyrë të prerë se kur duhet njoftuar domosdoshmërisht reparti RENEA. Strukturat e DVP Korçë morën masat maksimale. Të gjithë punonjësit pjesëmarrës ishin të arsimuar dhe trajnuar për kapjen e personave në kërkim, ndërsa vuri në dukje karrierën e tij të gjatë ku ka kryer dhjetëra operacione të suksesshme pa ndihmën e forcave speciale”.
Pjesë nga dosja hetimore:
Më datë 04.06.2026 është mbajtur procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Vilson Bala, i cili ka deklaruar se aktualisht është drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. I pyetur në lidhje me ngjarjen ka deklaruar se rreth orës 20:00, është kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, Komisar Eduart Allushi, i cili i ka bërë me dije për një ngjarje të ndodhur në juridiksionin që mbulon komisariati i tij, më konkretisht i ka shpjeguar se një shtetas i quajtur Aleksandër Kola kishte punuar si çoban, nuk kishte marrë lekët që i takonin për punën e kryer dhe ishte kanosur me armë zjarri nga shtetasi Violand Braçellari, i cili është person në kërkim. Sipas kallëzuesit, personi në kërkim ndodhej në një stan në vendin e quajtur Bode. I ka kërkuar që të kryejnë veprimet procedurale dhe të mos kryente asnjë veprim tjetër operacional, pasi do të organizoheshin me shërbime të tjera të të gjithë drejtorisë për kapjen e personit në kërkim. Ka kontaktuar në telefonion zv.drejtorin e krimeve dhe janë takuar në ambientet e DVP Korçë. Kanë diskutuar për masat që do të merrnin lidhur me organizimin e punës për kapjen e personit në kërkim Violand Braçellari, i dënuar me rreth 10 vjet heqje lirie për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Kanë diskutuar me detaje veprimet që do të kryenin, janë thirrur specialistët e hetimit të krimeve të rënda, për hartimin e dokumentacionit të nevojshëm si plan operacioni, urdhër shërbimi, si dhe kanë njoftuar personelin në varësi, i cili do të merrte pjesë në këtë operacion. Pasi kanë mbaruar me masat organizative, kanë lënë orarin e takimit për ditë tjetër në orën 04:30 në ambientet e DVP Korçë. Janë takuar në mëngjes dhe sipas planifikimit të bërë, në raport me terrenin ku mendohej se strehohej personi në kërkim, janë ndarë në dy grupe. Një grup me përbërje të të cilit ishin dy zv.drejtorët, shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, një grup i Shqiponjave së bashku me shefin e seksionit të Shqiponjave dhe shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Maliq, si dhe disa punonjës policie të seksionit të mbështetjes operacionale të DVP Korçë, do të shkonin në vendin ku ishte e dhëna për personin në kërkim, nëpërmjet aksit rrugor Maliq-Lozhan- Bode. Grupi tjetër, në përbërje të të cilit ishte ai vetë, shefi i sektorit të rendit Edmond Çela, Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë Faik Ruko, një grup i shqiponjave dhe punonjës policie të Komisariatit Korçë, do shkonin në vendin ku dyshohej se ishte personi në kërkim, nëpërmjet aksit rrugor Korçë-Voskopojë-Bode. Rreth orës 04:30, ai së bashku me shërbimet e policisë, janë nisur nga DVP Korçë, në drejtimet respektive, pasi kanë kaluar fshatin Voskopojë, rreth një kilometër, në një rrugë krejtësisht malore dhe terren të vështirë, dy nga automjetet e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen. Një mjet që ata kishin në dispozicion në këtë moment, ka marrë gjysmat e punonjësve dhe i ka dërguar deri rreth 2-3 km larg vendit ku do të bëhej kontrolli dhe po ky mjet është kthyer dhe i ka marrë pjesën tjetër, ku ishte ai, shefi i sektorit të rendit Edmond Çela, Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë Faik Ruko dhe disa punonjës police. Pa shkuar te vendi ku ishte pjesa tjetër e grupit edhe ky mjet u prish dhe e kanë lënë aty dhe kanë vazhduar ecjen në këmbë në drejtim të pjesës tjetër të grupit. Janë takuar me pjesën tjetër të grupit dhe ai dhe dy shefat e tjerë kanë dhënë instruktazhin për detyrën që do të kryenin. Detyrat ishin të qarta, duke i ndarë në dy minigrupe për t’i vendosur në dy rrugë të ndryshme ku dyshohej se personi në kërkim mund të largohej për në pyll. Konkretisht një rrugë ishte zbritja nga stallat drejt përroit që të çon për në fshatin Lekas dhe rruga e dytë ishte ana e kundërt e faqes së kodrës që të çon në drejtim të Maliqit. Në një moment kur po bënte instruktazhin, i shkon një thirrje telefonike nga zv.drejtori, me të cilin kishte komunikuar detyrat konkrete që do të kryenin në raport me situatën. Sqaron se kishte zona ku kishte vale telefonike dhe zona ku nuk kishte vale telefonike. Kur ata ishin te përroi, në një distancë rreth 400-500 metër, kanë dëgjuar të shtëna automatiku dhe janë nisur me vrap në drejtim të stanit. Kur kanë arritur në vendngjarje, kanë mësuar se një punonjës policie kishte ndërruar jetë dhe një punonjës policie ishte plagosur. I pyetur në lidhje me faktin se ai në detyrën e drejtorit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, gjatë hartimit të planit operacional, a kishte dijeni për rrezikshmërinë shoqërore të personit në kërkim dhe nisur nga kjo, a ishte e nevojshme që të kishin kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, shtetasi Vilson Bala ka deklaruar se ai në këtë detyrë ka prej datës 13.01.2026. Në raport me problematikën për të cilën pyetet, shtetasi Violand Braçellari, ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe jo për vepra penale kundër personit. Kishin dijeni për faktin se mund të ishte i armatosur dhe strukturat e DVP Korçë kanë marrë masat maksimale për të realizuar operacionin policor. Në analizë të veprimeve të mëparshme të këtij shtetasi, nuk ka asnjë të dhënë që ky person të ketë përdorur armë zjarri ndaj punonjësve të policisë edhe gjatë kontrolleve të mëparshme të kryera nga ana e policisë. Gjithashtu, nuk ka një procedurë standarde fikse, të cilat të normojnë në mënyrë të prerë rastet kur njoftohet reparti RENEA. Gjithsesi, në konkluzion të analizës së bërë, nuk rezulton që rrezikshmëria e tij shoqërore të ishte e atillë që të kërkonte domosdoshmërisht njoftimin e repartit RENEA. Të gjithë punonjësit e policisë, pjesëmarrës në operacion, janë punonjës policie të arsimuar dhe trajnuar për zhvillimin dhe kapjen e personave në kërkim. Gjithashtu, ka shtuar se, ai si drejtues policie, ka një karrierë të gjatë në strukturat e policisë, ku ka punuar, ka kryer shërbime për kapjen e personave në kërkim, me punonjës policie të strukturave vendore të policisë, pa ndihmën e repartit RENEA.
Një "Call Center" ku kryhej mashtrim kompjuterik është zbu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Gjiroka...
Mbrëmjen e sotme është dorëzuar në policinë e Sarandës, is...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Nënë T...
Dogana e Durrësit ka njoftuar se ditën e sotme gjatë kontr...
Një aksident rrugor është rregjistruar pak minuta më parë ...
Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga operacion...
Tre persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të një oper...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Balldren i V...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur paraditen e sotme në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirok...
Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpall...
Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentat...
Gjenden dy turistët gjermanë që humbën kontaktet gjatë eks...
Pas gjetjes së 7446 bimëve narkotike në fshatin Reç i Ri n...
Në vijim të operacionit “The Wanted” ka rënë në pranga në ...
Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen e...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aks...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur n...
Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni në Vlo...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Janë zbardhur detaje nga dosja hetimore për vrasjen e poli...
Një "Call Center" ku kryhej mashtrim kompjuterik është zbu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Gjiroka...
Mbrëmjen e sotme është dorëzuar në policinë e Sarandës, is...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Është një histori si nga një skenar hollivudian. Përbërësi...
Për të dytën ditë radhazi, Belfasti dhe zona të tjera të I...
Lojtarët kryesorë të Gjermanisë në Kupën e Botës 2026 kanë...
Roja Bregdetare Greke ka ndaluar ose shpëtuar gati 550 emi...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dhe ...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekor...
Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin pr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...