Kim u “tërheq veshin” Kurtit dhe Vuçiçit: Lini mënjanë egon
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka kërkuar nga liderët e ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës është i nevojshëm, por me një fushatë të lirë parazgjedhore. Ai theksoi se për ta realizuar një gjë të tillë nevojitet shtet ligjor.
“Pra, një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta arrijmë së bashku”, ka thënë Kurti në një video-fjalim drejtuar komunitetit serb në gjuhën e tyre amtare.
Ai po ashtu tha se “me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale”.
Më 26 maj, Policia e Kosovës asistoi në hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, gjë që u kundërshtua ashpër nga popullata serbe, e cila është shumicë në atë rajon. Në ato objekte punojnë edhe komunat paralele sipas sistemit serb, të cilat janë ilegale për Kosovën.
Serbët lokalë në veri të Kosovës i kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit dhe tani nuk i pranojnë rezultatet e tyre.
Që nga 29 maji, ata kanë protestuar çdo ditë me kërkesat që kryetarët shqiptarë të mos dalin në punë dhe të tërhiqen tërësisht njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar Prishtinës dhe Beogradit çtensionim të menjëhershëm të situatës në veri dhe kthim në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.
Në fjalimin e tij drejtuar serbëve në veri, kryeministri Kurti tha se është e nevojshme që në të ardhmen “të zbatohet plotësisht dhe pa kushte Marrëveshja bazë e Brukselit, pjesë përbërëse e së cilës është edhe Aneksi i Ohrit”.
Në fund të shkurtit, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit të BE-së dhe në mars u pajtuan për aneksin për zbatimin e saj. Ndër të tjera, kjo marrëveshje parasheh që Kosova t'u sigurojë pjesëtarëve të komunitetit serb një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, ndërsa Serbia nuk duhet ta cenojë integritetin territorial të Kosovës.
Kurti akuzoi autoritetet në Beograd dhe Partinë Progresive Serbe për “politizimin e kriminelëve” dhe tha se Kosova po e lufton korrupsionin.
“Të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë, duke ndërtuar ura të forta, shkaku i asaj që duam për veten dhe familjet tona. Shtëpia është shtëpi, vendi ynë është shtëpia e të gjithë neve”, tha Kurti, duke theksuar se nuk dëshiron luftë.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 20 qershor se kriza në Kosovë mund të shndërrohet në një konflikt rajonal dhe se është shumë i shqetësuar.
Më parë, Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, bëri thirrje për një takim urgjent për menaxhimin e krizave.
Megjithatë, data nuk është përcaktuar ende pasi liderët e dy vendeve nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre./ Rel
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka kërkuar nga liderët e ...
Pak ditë më parë, CNA zbuloi se Yuri Kim është emëruar zëv...
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi ...
Më shumë se 120 farmaci kanë mbyllur dyert e tyre përgjith...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP ...
Një avion i mbikëqyrjes ushtarake kanadeze ka regjistruar ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka përkrahur aksi...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur presidentin ...
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë me dëshpërim anijen që u zh...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar foto të ...
Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 32 nga 35 dronë iranianë ...
Koordinatori për Antikorrupsionin në Departamentin amerika...
Sipas të dhënave doganore të Pekinit të publikuara të mart...
Turqia strehon më shumë refugjatë se çdo vend tjetër në bo...
Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka r...
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabrie...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ja...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i kërkoi të martë...
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblod...
Në raportin e Bashkimit Evropian, që do të publikohet kë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...