Vuçiç: Serbia është e përkushtuar ndaj reformave pavarësisht hendekut në politikën e jashtme të BE-së
I akuzuar shpesh si delja e zezë midis vendeve kandidate p...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se në bazë të informacioneve që ka, qytetari serb në Leposaviq, që autoritetet thanë se u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe – u sulmua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.
Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se M.V., shtetas i Kosovës, dyshohet se më 1 nëntor u plagos dhe u rrëmbye në territorin e Kosovës në brezin kufitar me Serbinë, duke shtuar se sipas dëshmitarëve ai është transportuar më pas në një spital në Nish. Kurti tha se sipas informacioneve, ky rast ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.
“Është e qartë që fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta që kanë për qëllim disiplinimin e serbëve dhe destabilizimin e Kosovës. Por, unë jam i bindur që me organet tona të sigurisë dhe inteligjencës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ajo do të dështojë në këto dy fronte”, tha Kurti gjatë një konference për media më 4 nëntor, kur u pyet për këtë çështje.
Ai kërkoi mbështetje nga faktori ndërkombëtar për Kosovën, por edhe “dënim të atyre që urdhërojnë dhe ekzekutojnë veprime të tilla kriminale, me tendencë destabilizuese”.
Kurti tha se që kur ka ndodhur ngjarja, Policia, me ndihmën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetime.
Dyshohet se vendi i ngjarjes ndodhet në territorin e Kosovës, përkatësisht brenda zonës së quajtur “pika zero”, pranë zonës së Leposaviqit.
Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar nga disa burime se personi që dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer është Millan Vukashinoviç nga Leposaviqi - një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Avokati i familjes së tij, Ivan Niniç, tha për REL-in se nuk i di motivet për plagosjen e Vukashinoviqit.
Sipas tij, ka informacione se Vukashinoviç ishte në konflikt me përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit - sepse nuk donte t’u “bindej” politikave të tyre.
“Nuk mund të them se ky rast ka prapavijë politike, por mund të them se personi nga Llukovska Banja, me të cilin Millani kishte marrëdhënie miqësore dhe me të cilin ishte planifikuar të takohej, është pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë. Dyshoj se bëhet fjalë për një operacion shumë më të gjerë, në të cilin Millani është joshur”, u shpreh ai.
Avokati po ashtu tregoi për gjendjen shëndetësore të Vukashinoviçit. Ai tha se transportit drejt spitalit në Nish, Vukashinoviç ka humbur shumë gjak, i është hequr një veshkë, i është nxjerrë gjak nga mushkëritë dhe i është hequr diafragma pulmonare.
Sipas tij, ai ndodhet në dhomën e kujdesit intensiv dhe ende nuk dihet nëse do të mbijetojë. Autoritetet në Serbi, e as Lista Serbe, ende nuk kanë komentuar për këtë rast. /REL
I akuzuar shpesh si delja e zezë midis vendeve kandidate p...
Presidenti i Këshillit Evropian, gjatë fjalimit të tij kry...
Marta Kos, Komisionerja Europiane për Zgjerimin, sapo ka b...
Duke përmbledhur raportin e Komisionit Evropian sot, Mali ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, g...
Numri i personave që kanë humbur jetën nga tajfuni Kalmagi...
Të paktën 40 persona në Sudan janë vrarë në një sulm me dr...
Komisioni Europian e ka publikuar të martën Raportin e Pro...
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka mbajtur...
Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kund...
Dick Cheney, një nga zëvendëspresidentët më me ndikim dhe ...
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për mand...
Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zo...
Tre alpinistë, përfshirë një shtetas francez dhe dy nepale...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbështetur Andrew C...
Plot 65 nga 81 vendet e kryetarëve të komunave në Maqedoni...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklara...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) i ka thënë të hënën Radi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë plane për të krye...
Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla ka...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...