Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...

Ceremonia e rikthimit të Donald Trump në presidencën amerikane të hënën ndiqet me vëmendje të posaçme edhe në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit.
Qytetarët në Prishtinë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës thanë se pavarësisht ndërrimit të pushtetit lidhja ndërmjet dy popujve mbetet e palëkundur ndërsa shfaqën shpresën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në proceset e ardhshme politike dhe ato të integrimeve euroatlantike.
“I uroj suksese dhe shpresoj meqë ne kemi qenë gjithmonë mirë me Amerikën, na ka ndihmuar shumë, na ka përkrahur edhe në kohën e luftës por edhe pastaj. Uroj që mos të lëkundet ajo marrëdhënie që kemi bashkë si shtete. Shpresoj edhe që në problemet që i kemi me Serbinë do të na mbështes edhe më shumë sepse kemi ende nevojë për përkrahjen e saj në këtë cështje, kemi nevojë për intervenim që të pajtohen dy shtete sepse nuk kemi si të ia bëjmë ndryshe”, thotë Besarta Latifi.
“Amerika ne shqiptarët na do. Amerika e ka qëllimin që ne t’i marrim të drejtat që i ka çdo popull në Evropë. Planet e zhvillimit në Amerikë nuk i bëjnë sot për nesër por për 100 e besa edhe më shumë vite dhe atë drejtim pa marrë parasysh se cili president vjen në pushtet nuk guxon ta lëshojë”, thotë Gani Krasniqi.
“Amerika do të interesohet për këtë vend sepse ne me ndihmën e Amerikës e kemi fituar pavarësinë. Nuk ka fëmijë, as burrë, grua e as student që nuk e di atë që Amerika ka dhënë për Kosovën. Ne jemi bërë shtet me Amerikën. Amerika pa marrë parasysh politikën, për një njeri nuk e lë popullin sepse populli shqiptar është shumë i dashur për Amerikën. Amerika na ka ndihmuar shumë dhe ky lider është shumë i fortë, besoj që këtë problemin që e kemi ne me Serbinë këtu në veri, kam besim se do ta përmbyllë ky president amerikan”, thotë Hasan Ramadani.
“Unë mendoj se presidenti Trump atë çfarë e thotë e zbaton, i mirëmbahet atyre rregullave dhe është shumë i vendosur. Prandaj besoj që për Kosovën nuk do ndryshojë asgjë vetëm çka do të bëhet ndoshta edhe më mirë”, thotë Selvete Krasniqi.
Ndonëse roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësohet thelbësor në çlirimin e vendit, Kosova po kalon një periudhë të asaj që duket si një zbehje në marrëdhënien e qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
E ndodhur para zgjedhjeve të reja parlamentare që pritet të mbahen me 9 shkurt, Kosova thonë vëzhguesit, duhet të punojë në ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. /CNA
Donald Trump mori një moment gjatë fjalimit të tij ina...
Vijojnë urimet për Donald Trump pas betimit të tij si pres...
Joe Biden ka mbajtur një deklaratë të shkurtër pasi u ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Në fjalimin e tij të parë si president i Amerikës, Donald ...
Donald Trump bëri sot (20 janar) betimin si presidenti...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau uroi Presidentin ...
Pasi u betua si president i 47-të i SHBA-së, Donald Tr...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky uroi Donald Trum...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Donald Trump...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, K...
Në fjalën e tij të parë si president i 47-të i Amerikës, D...
Në fjalën e tij të parë si president i 47-të i Amerikës, D...
Presidenti Donald Trump betohet si president i 47-të në hi...
Donald pritet të betohet si president i 47-të i Shteteve t...
Ka nisur tashmë ceremonia e inaugurimit të Donald Trump si...
Donald Trump do të betohet pas pak si president i 47-të i ...
Rusia e përgëzon Donald Trumpin për marrjen e detyrës si p...
Donald Trump do të betohet pas pak si president i 47-të i ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...