PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

Kompania hungareze, MOL, mund ta blejë një pjesë të aksioneve në Industrinë e Naftës së Serbisë, NIS, e cila është në pronësi ruse, dhe bisedimet për këtë mundësi janë ende duke vazhduar, tha të enjten shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.
Serbia duhet ta gjejë një blerës për NIS-in, i cili është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë së tij ruse. Këto sanksione kanë ndalur furnizimet me naftë të papërpunuar nga tubacioni kroat, JANAF.
Beogradi ka paralajmëruar se NIS, si rafineria e vetme e naftës në Serbi, do të detyrohet të mbyllet këtë javë, nëse zbatimi i sanksioneve nuk shtyhet.
Orban, i cili u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq gjatë një vizite në Serbi të enjten, tha se do të zhvillojë bisedime të premten për t’u siguruar se Hungaria do të marrë mjaftueshëm naftë dhe gaz rus, gjë që do t’ia mundësonte asaj gjithashtu ta furnizojë me naftë të papërpunuar edhe Serbinë fqinje.
Orban nuk tregoi se ku ose me kë do të zhvillonte bisedimet, pas raporteve se ai pritet të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë të premten.
Lideri hungarez është aleat si i Putinit, ashtu i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe është siguruar që Hungaria të vazhdojë të marrë naftë dhe gaz rus, pavarësisht përpjekjeve të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian për ta ulur varësinë nga energjia ruse.
Orban tha gjithashtu se Hungaria “me kënaqësi” do të merrte rol në NIS-in e Serbisë, por se i takon Serbisë të vendosë për të ardhmen e rafinerisë së saj të goditur nga sanksionet amerikane.
Shefi i kabinetit të tij, Gergely Gulyas, tha më herët gjatë ditës se “mund të ketë një mundësi për një transaksion normal tregu, por këto bisedime janë duke u zhvilluar. Dua të theksoj sërish se është në interes të ... NIS-it që pronësia ruse të përfundojë”.
“Një mundësi është që MOL të marrë rol më të madh”, tha Gulyas, duke shtuar se Hungaria është “e gatshme të shqyrtojë” ndihmën për transaksionin nëse është e nevojshme.
Vuçiq tha të martën se Beogradi do t’u japë pronarëve rusë të NIS-it – Gazprom Neft dhe Gazprom – 50 ditë kohë për të shitur aksionet e tyre në NIS, përndryshe Qeveria do të marrë kontrollin e operacioneve dhe do të paraqesë një ofertë për t’i blerë ato.
Gazprom Neft zotëron 44.9 për qind të NIS-it dhe Gazprom 11.3 për qind. Serbia ka 29.9 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër mbahet nga aksionarë të vegjël./REL
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dyfishuar kërkesat ...
Misionet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit vazhduan kërkimet...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një urimi pë...
Pasi i dyshuari 29-vjeçar Rahmanullah Lakanwal u identifik...
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi këtë të enjte ...
Disa parti politike serbe në Kosovë, të cilat në zgjedhjet...
Papa Leo XIV i bëri homazhe themeluesit të Turqisë, Mustaf...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një...
Papa Leo XIV është pritur nga presidenti turk, Rexhep Taji...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë zhvilluar n...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se muni...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Reutlinge...
Xhakarta ia ka kaluar Tokios si qyteti më i populluar në b...
Për herë të parë, studiuesit kanë hartuar të gjithë rrjeti...
Gati shtatë muaj pas zgjedhjes Papë, Leo XIV ndërmerr udhë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinën jugperëndimore, ku...
Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë ka goditur një ishull të...
Të paktën 44 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i mad...
SHBA-të kanë pezulluar përpunimin e të gjitha kërkesave pë...
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro veshi uniforma ush...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...