Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21
Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do t...

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe që janë në gjendje të kryejnë ndërhyrje të ndërlikuara si pranë vijës së frontit, ashtu edhe në spitale të tjera, përfshirë ato civile.
Që nga fillimi i agresionit të plotë rus në vitin 2022, mbi 31 mijë civilë janë plagosur në Ukrainë, sipas të dhënave të Zyrës së Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Numri i ushtarëve të plagosur është edhe më i madh.
Për të mësuar metodat më të avancuara të trajtimit të plagëve të lidhura me luftën, 24 kirurgë ukrainas kanë ndjekur një trajnim njëmujor në kuadër të programit "Operation Ukraine" në spitalin universitar të Oklahomës në SHBA, ku jo vetëm që patën mundësinë të vëzhgojnë operacionet, por edhe të asistojnë në to – një praktikë e paprecedentë në mjekësinë amerikane.
Kirurgu dhe bashkëthemeluesi i programit, Dr. Mark Mims, tha se edhe kolegët amerikanë kanë përfituar nga përvoja e kirurgëve ushtarakë ukrainas.
“Në shumë raste, kam ndjesinë se ne po mësojmë më shumë prej tyre sesa ata prej nesh. Ka një shkëmbim të ndërsjellë dijesh”.
Kirurgjia në kohë lufte
Në vitin 2022, neurokirurgu Oleg Serkiz iu bashkua Ushtrisë së Ukrainës për herë të dytë. Me përvojën që kishte nga trajtimi i ushtarëve gjatë konfliktit në Donbas, ai e dinte mirë se neurokirurgët shpesh përballen me plagët më të rënda të luftës.
“Plagët në kokë përbëjnë vetëm rreth 5 për qind të rasteve, por ato janë jashtëzakonisht të rënda dhe kërkojnë nivel të lartë aftësie praktike për të shpëtuar jetën e ushtarit apo të pacientit civil”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Aktualisht, Serkiz punon në Spitalin Klinik Ushtarak në Kiev, por gjatë tri vjetëve të shërbimit ka qenë i dërguar tri herë në grupet kirurgjikale pranë vijës së frontit.
Neurokirurgu tjetër, Andriy Tytaniuk, nga Qendra Mjekësore Ushtarake e Rajonit Perëndimor, thotë se që nga viti 2014, dërgimi i neurokirurgëve në vijën e parë të frontit është bërë praktikë e zakonshme – dhe kjo ka ulur ndjeshëm vdekshmërinë nga plagët e rënda.
“Nëse ndihma e specializuar jepet shpejt, ka më shumë gjasa që ushtari të mbijetojë dhe të rikuperohet më mirë”, thotë Tytaniuk.
Përveç plagëve të luftës, kirurgët ukrainas trajtojnë edhe sëmundje degjenerative të shtyllës kurrizore të shkaktuara nga mbingarkesa fizike – pjesë gjithashtu e përgjegjësive të shërbimit neurokirurgjik ushtarak.
Trajnim me rrezik për jetën
Programi “Operation Ukraine”, edhe pse zgjati vetëm një muaj, ishte jashtëzakonisht intensiv. Kirurgët ukrainas patën mundësi të shohin ndërhyrje të avancuara si kirurgjia e tumoreve në tru dhe neurokirurgjia spinale – ndërhyrje të vështira por shumë të rëndësishme për të dyja vendet.
Trajnimi nisi në maj 2023, me mbërritjen e grupit të parë në Oklahoma. Ai u krijua nga Dr. Mark Mims në bashkëpunim me organizatën “Razom për Ukrainën”.
Tytaniuk vëren se pajisjet e teknologjisë së lartë që disponon mjekësia amerikane i bëjnë operacionet më të sigurta dhe më të shpejta – një nevojë jetike në kushte lufte.
“Ne mësuam nga kirurgët vendas se si të përdorim këtë pajisje, që ta përsërisim këtë përvojë në Ukrainë”, tha ai.
Por, edhe amerikanët përfituan. “Ata janë thellësisht të impresionuar me kushtet e vështira në të cilat ne punojmë dhe rezultatet që arrijmë”, shton Tytaniuk.
E drejtë unike për të asistuar në operacione
Për herë të parë në historinë e SHBA-së, mjekëve të huaj iu lejua të asistojnë në operacione.
“Kuptuam se vetëm vëzhgimi nuk mjafton. Me ndihmën e komisionit mjekësor shtetëror dhe drejtuesve të spitalit, morëm leje që kirurgët ukrainas të mund të asistojnë”, tregon Dr. Mims.
“Ka një ndryshim të madh mes të mësuarit përmes pjesëmarrjes aktive dhe të qëndruarit disa metra larg duke parë nga pas”, shton ai.
Tytaniuk thekson se përvoja e drejtpërdrejtë është thelbësore: “Kirurg bëhesh vetëm kur arrin të dallosh qartë strukturat në fushën e operacionit dhe të dish si të veprosh me to për të arritur rezultatin e dëshiruar”.
Trajnimi i trajnerëve
Qëllimi kryesor i programit është që kirurgët ukrainas të kthehen dhe të shpërndajnë dijet e tyre në vend.
“Ne po përgatisim trajnerë – kirurgë që jo vetëm do të operojnë, por edhe do të trajnojnë brezin e ri të mjekëve në Ukrainë. Qëllimi është të ndërtojmë një model të qëndrueshëm të kujdesit kirurgjik”, shpjegon Mims.
Serkiz dhe Tytaniuk thonë se përveç përvojës mjekësore, ata do të ndajnë edhe praktikat organizative që e bëjnë sistemin amerikan efikas – që nga cilësia e përgatitjes së rezidentëve, e deri te hulumtimi dhe dokumentacioni.
“Ka shumë për të ndarë, përfshirë këtu mënyrën si strukturohet arsimi, organizimi i proceseve spitalore dhe trajnimi praktik – që ndryshon ndjeshëm nga modeli ynë”, përfundon Serkiz./ REL
Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do t...
Shërbimet e emergjencës raportuan se të paktën 12 persona ...
Në Athinë djali i një biznesmeni të njohur u rrëmbye në më...
Rusia dhe Ukraina i kanë këmbyer të shtunën qindra ushtarë...
Platforma sociale X, më parë e njohur si Twitter, përjetoi...
Autoritetet në Francë kanë nisur hetimet për një sabotim t...
Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për...
Zvicra është ofruar të presë çdo takim të ardhshëm ndërkom...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Poli...
Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari M...
Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë një "tarifë tra...
Tetë vende të BE-së nisën një koalicion të të vullnetshmëv...
Dymbëdhjetë persona u plagosën në një sulm me thikë në sta...
Administrata amerikane ka ndërmarrë hapa për t'i dhënë fun...
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti publikoi pamjet e takim...
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se po reko...
Rusia dhe Ukraina kanë dorëzuar secila nga 390 ushtarë dhe...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nisur një sulm...
Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadal...
Administrata Trump shpreson të kursejë shumë para duke heq...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...