Stërvitja ‘Defender Europe 2025” edhe për Kosovën/ Osmani: Kapitull i ri i bashkëpunimit ushtarak
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një v...

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës më 29 maj anuloi ligjet për regjistrin e posaçëm dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse në Republikën Sërpska (RS) për moszbatimin e ligjeve dhe ndalimin e funksionimit të institucioneve jokushtetuese të Bonjës, si dhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të RS-së.
Kushtetuesja gjithashtu anuloi ndryshimet në Kodin Penal të këtij entiteti në Bosnje, me të cilat ishte përcaktuar një vepër e re penale: “mosrespektimi ose moszbatimi i vendimeve të institucioneve apo organeve të RS-së”.
Kuvendi Popullor i RS-së kishte miratuar një ligj që synonte të kontrollonte punën e organizatave joqeveritare, por Gjykata Kushtetuese e Bosnjës vlerësoi se ai ishte “pothuajse identik në përmbajtje” me Ligjin për agjentët e huaj në Rusi, të cilin e ka kundërshtuar Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës në vendimin e saj konstatoi se kategoritë “organizata jofitimprurëse”, “agjentë të huaj” dhe “veprimtari dhe aktivitete politike” janë formuluar tepër gjerësisht.
“Kjo u mundëson autoriteteve publike që çdo aktivitet të organizatave të shoqërisë civile ta cilësojnë si të ndaluar dhe ta sanksionojnë”, theksoi Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, duke shtuar se si sanksione janë paraparë ndalimi i veprimtarisë dhe përgjegjësia penale e personave përgjegjës. Sa i përket Ligjit të entitetit të RS-së për moszbatimin e ligjeve dhe ndalimin e funksionimit të institucioneve jokushtetuese të Bonjës, Gjykata Kushtetuese vuri në dukje se ky ligj përjashton plotësisht zbatimin e Ligjit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës, Ligjit për Agjencinë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), Ligjit për Gjykatën e Bosnjës dhe Ligjit për Prokurorinë e Bosnjës. Edhe ky ligj u shpall i pavlefshëm.
Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës deklaroi se “kthimi” i kompetencave te entitetet, të cilat më parë janë përcaktuar si kompetenca të nivelit shtetëror të Bosnje e Hercegovinës, “nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës”, por theksoi se “për këtë çështje ka kompetencë ekskluzive Kuvendi i Bosnje e Hercegovinës”.
Gjykata theksoi se me atë ligj “de facto dhe de jure mohohet sovraniteti i shtetit të Bosnje e Hercegovinës në një pjesë të territorit të saj dhe kompetencat në fushën e drejtësisë dhe sigurisë”.
Për shkak të miratimit të atij ligji, Prokuroria e Bosnjës ka hapur një hetim ndaj udhëheqjes së entitetit të RS-së për minim të rendit kushtetues të Bosnjës, dhe ndaj tyre është lëshuar fletarrestim për shkak të mosparaqitjes në Gjykatën e Bosnjës, ndërsa u janë shqiptuar edhe sanksione ndërkombëtare.
Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal të RS-së dhe përcaktimit të “mosrespektimit ose moszbatimit të vendimeve të institucioneve apo organeve të RS-së” si vepër penale, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës theksoi se dispozita e kontestuar është formuluar aq gjerësisht, saqë parashikon përgjegjësi penale për moszbatimin e çdo vendimi të çfarëdo institucioni apo organi të RS-së, pa marrë parasysh se cilat vlera shoqërore janë të rrezikuara në rastin konkret.
Gjykata Kushtetuese e Bosnjës nënvizoi se nga dispozitat e kontestuara rezulton se të gjitha vendimet e të gjitha organeve dhe institucioneve të RS-së janë të detyrueshme, pavarësisht nëse janë të formës së prerë, kushtetuese apo të ligjshme.
“Së fundi, me dispozitën e kontestuar vendoset një supremaci e vendimeve të entitetit RS-së mbi vendimet e organeve dhe institucioneve shtetërore, të cilat në rendin juridik në aspektin e hierarkisë janë mbi organet e entitetit, dhe rregullohet çështja e sjelljes së personave të punësuar në institucionet e Bosnjës, çka është kompetencë ekskluzive e nivelit shtetëror”, u tha në vendimin e Gjykatës, që anuloi këto ndryshime ligjore.
Kuvendi Popullor i RS-së i miratoi ligjet e kontestuara pas aktgjykimit jo të formës së prerë ndaj presidentit të RS-së, Millorad Dodik. Dodik u shpall fajtor në shkurt për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, si dhe për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që Schmidti i kishte anuluar më parë.
Me këto ligje synohej të pengohej zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të lartë në territorin e RS-së, të cilët më herët kishin rrëzuar ligje të miratuara nga parlamenti i entitetit, që lidhen me regjistrimin e pasurisë shtetërore në pronësi të entitetit apo me ligje për festat zyrtare.
Avokati i Dodikut dhe Prokuroria e Bosnjës janë ankuar ndaj aktgjykimit, ndërsa Këshilli i Apelit e ka caktuar fillimin e rigjykimit më 12 qershor, pas së cilës do të dihet edhe aktgjykimi përfundimtar./ Rel
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një v...
Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Presidenti ukrainas Volo...
Këtë të enjte në Prishtinë u zhvillua mbledhja e 260-të e ...
Një vendim i rëndësishëm i Gjykatës së Tregtisë Ndërkombët...
Ka dështuar edhe përpjekja e 23-të për konstituimin e legj...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar fjalimin e zv.se...
Elon Musk po largohet nga roli i tij qeveritar si këshillt...
Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri t...
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj s...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë me dije...
Komisioni Evropian po planifikon të paraqesë një strategji...
Elon Musk ka kritikuar një nga politikat kryesore të Donal...
Presidenti francez Emmanuel Macron u takua sot me homologu...
Organizata ndërkombëtare Transparency International ka shp...
Greqia ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dë...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se Berlini do të...
Komisioni Europian nisi këtë të mërkurë një strategji të h...
Rusia i ka grumbulluar më shumë se 50.000 trupa - përfshir...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje p...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...