Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiç në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Në njoftimin për aktgjykimin, Gjykata tha më 28 janar se ky "në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues".
Çështja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës
Më 16 tetor 2025, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiçit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb. Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.
Gjykata më e lartë në vend veçse kishte trajtuar një ankesë të Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryeparlamentari Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.
Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.
Në atë vendim, Kushtetuesja tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.
Pasi deputetët e Listës Serbe nuk morën numrin e mjaftueshëm të votave, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kërkoi që zgjedhja e nënkryetarit serb të vazhdojë përmes shortit, duke i mundësuar deputetit tjetër serb, Nenad Rashiç nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të zgjidhet nënkryetar.
Rashiç ka qenë ministër në Qeverinë e Albin Kurtit, duke udhëhequr dikasterin për Komunitete dhe Kthim. Lista Serbe ka argumentuar se zgjedhja e Rashiç është “jolegjitime” dhe paralajmëroi se zgjedhjet do të humbasin kuptimin, nëse shumica e deputetëve shqiptarë u imponon serbëve përfaqësues, duke legalizuar ashtu “dhunën e shumicës ndaj pakicës”.
Një ditë pas zgjedhjes së Rashiç, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte mandatuar udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re. Por, as Kurti dhe as mandatari i dytë, Glauk Konjufca, nuk arritën ta bënin Qeverinë dhe vendi shkoi në zgjedhje të reja më 28 dhjetor. /REL
Misioni diplomatik i Teheranit në Kombet e Bashkuara ka de...
Stuhia Kristin që ka përfshirë Portugalinë ka vrarë të pak...
Kremlini ka deklaruar se çdo takim midis presidentit rus V...
Në zonën e njohur të Pacific Heights në San Francisko, ban...
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Pekin t...
Gjiganti amerikan i teknologjisë Amazon ka konfirmuar se d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekla...
Qeveria e Ekuadorit ka dënuar atë që e përshkroi si një pë...
Koreja e Jugut ka nisur një shërbim autobusi vetëm për gra...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dekla...
Autoritetet për zbatimin e ligjit janë duke kryer një aksi...
Nivelet e detit po rriten globalisht, për shkak të ndryshi...
Përfaqësuesja e Minesotës, Ilhan Omar, u sulmua me një sub...
Gruaja e ish-presidentit të rrëzuar të Koresë së Jugut ësh...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka paralajmëru...
Një tren i pasagjerëve u godit nga dronet ruse në rajonin ...
Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij do të “u...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i SHB...
Familjet e dy burrave nga Trinidad, që u vranë në një sulm...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...